Në shtetin që nuk e njeh shtetin tonë, Kosova-Serbia 4:1!

Xhudo

Në shtetin që nuk e njeh shtetin tonë, Kosova-Serbia 4:1!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 15:42
Në shtetin që nuk e njeh shtetin tonë, Kosova-Serbia 4:1!

Kosova shkëlqeu në garën Grand Prix të xhudos, që u mbajt në Tashkent të Uzbekistanit. E çuditshme është se Uzbekistani nuk e njeh shtetin e Kosovës, por u habit nga sukseset e njëpasnjëshme të vashave tona.

Kosova fitoi tri medalje të arta dhe një të argjendtë! Majlinda Kelmendi në kategorinë -52 kg, Distria Krasniqi (-48 kg) fituan medalje të arta dhe Nora Gjakova (-57 kg) fitoi të argjendtën. E veçanta tjetër është se Kosova në raport me cilësi dhe medalje e shkatërroi Serbinë me rezultat 4:1. Serbia fitoi medaljen e bronztë përmes Milica Nikoliqit (-48 kg).

Image

Tabela e medaljeve

E dyta, përzgjedhësit të kombëtares së Kosovës, Driton Kukajt, me garuesit e tij, i buzëqeshte fytyra, ndërsa Serbia ishte shumë e mërzitur, pasi që Flamuri i saj mbetet nën hije të Kosovës. Distria me Flamurin e Kosovës në piedestal, të parët, Serbia e treta! Një javë që nuk duhet harruar, pra datat 9 dhe 11 nëntor dhe edhe një kapitullim të Serbisë në raport me cilësi dhe me medalje me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat