SIGA i drejtohet Majlinda Kelmendit

Xhudo

SIGA i drejtohet Majlinda Kelmendit

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:39
SIGA i drejtohet Majlinda Kelmendit

Aleanca Globale për Integritetin në Sport (SIGA) ka uruar Majlinda Kelmendin për medaljen e artë të fituar të premten në Grand Prixin e xhudos, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit.Kampionia Olimpike është zgjedhur kampione e SIGA-s, në Samitin Rajonal të SIGA-s të mbajtur më 5 shtator në Prishtinë. 
“Arritja juaj impresionuese në Grand Slamin e Abu Dhabit dy javë më parë dhe tani titulli i fituar në Uzbekistan është testament i punës tuaj, punës së madhe dhe përkushtimit ndaj sportit tuaj. Angazhimi juaj për të shfaqur Fair Playn, integritetin dhe si përfaqësoni me krenari vendin tuaj, është një nga shumë arsyet pse SIGA është krenare që shoqërohet me ju, si një nga kampionet tona të SIGA-s”, thuhet ndër të tjera në urimin e SIGA-s, të nënshkruar nga drejtori ekzekutiv, Emanuel Macedo de Medeiros.
Kelmendi fitoi të artën në kategorinë -52 kilogramë, duke u kthyer fuqishëm nga lëndimi që e detyroi të pushojë për rreth 14 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat