Akil Gjakova mposht gjermanin, kalon në finale

Xhudo

Akil Gjakova mposht gjermanin, kalon në finale

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Akil Gjakova

(E plotësuar) - Akil Gjakova ka kaluar në finale në Grand Prix të Hagës, Holandë në kategorinë -73 kg në xhudo.

Gjakova do të takohet në finale me xhudistin rus Mogushkov.

I pandalshëm Akil Gjakova, arrin gjysmëfinalen në ‘The Hague 2018’

Akil Gjakova ka shënuar edhe fitoren e tretë në Grand Prixin e Hagës në Holandë.

Xhudisti nga Kosova ka shënuar një sukses të madh në Grand Prix ‘The Hague 2018’ duke arritur deri në gjysmëfinale në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova në luftën e tretë ka arritur të mposht me ippon xhudistin nga Hungaria, Miklos Ungvar.

Sfida e radhës është shumë e rëndësishme për Gjakovën, që do të kërkojë finalen e Grand Prix.

Në luftën gjysmëfinale, Gjakova do të takohet me fituesin e takimit Zingg – Sterpu.

Image

***

Akil Gjakova ka siguruar kalimin në raundin e katërt në Grand Prixin ‘The Hague 2018’.

Xhudisti nga Kosova ka arritur që edhe luftën e dytë ta fitojë me ippon, duke e mundur garuesin nga Holanda,  Roy Schipper.

Në luftën e parë Gjakova ka mundur xhudistin nga Gana, Emmanuel Nartey.

Në sfidën e radhës, Gjakova takohet me fituesin e takimit Ungvari – Van Tichelt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat