Majlinda e shkëlqyeshme së bashku me Norën e Disin

Xhudo

Majlinda e shkëlqyeshme së bashku me Norën e Disin

Nga: K. G. Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 15:59
Xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, janë pjesë e gjigantit turk Galatasaray.

Xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, janë pjesë e gjigantit turk Galatasaray.

“Bashkëpunimi në mes klubit Ippon dhe Galatasaray po vazhdon tash e 8 vite! Majlinda, Nora e Disi edhe sivjet ishin përforcim dhe në Champions League fituan medaljen e bronztë! Performanca e garueseve tona ishte në nivel e sidomos Majlinda ishte e shkëlqyeshme me krejt fitoret me Ippon!

Champions League u mbajt në Bukuresht të Rumunisë”, bëri të ditur Driton Kuka, përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat