Pas Rusisë, edhe Kina i përkulet Kosovës, ja arsyeja!

Xhudo

Pas Rusisë, edhe Kina i përkulet Kosovës, ja arsyeja!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 13:35
Pas Rusisë, edhe Kina i përkulet Kosovës, ja arsyeja!

Deshën apo nuk deshën, sukseset e kombëtares së Kosovës në xhudo, në krye me trajnerin më të mirë në shqiptari, Driton Kuka, trajner i klasit botëror, sot e bënë edhe Kinën, shtetin që nuk e njeh Kosovën, që të njoftohet se kush janë.

Në Kazan të Rusisë, në vitin 2016, garda e Rusisë e nderuan dhe qëndruan gatitu para Flamurit të Kosovës, kur atëkohë krenaria jonë Majlinda Kelmendi (-52 kg) u bë kampione e Evropës, kurse sot, në garën Guangzhou Masters në Kinë, ndodhi edhe një mrekulli. “Tingujt e Hymnit dhe Flamuri i shtetit tonë sot njoftuan Kinën e madhe me Kosovën e vogël por me vlera të mëdha!”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës.

Kina që nuk e njeh Kosovës, u njoftua me emra e mëdhenj, siç janë Distria Krasniqi (-48 kg), e cila u stolis me medalje të artë dhe Nora Gjakova me të argjendtën në kategorinë -57 kg. Kina që ka më shumë se një miliardë banorë, sot u përkul edhe para Kosovës që nuk ka më shumë se dy milionë banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat