Haradinaj nga Prizreni: Të jetojmë në paqe duke mbrojtur tonën

Zgjedhjet 2021

Haradinaj nga Prizreni: Të jetojmë në paqe duke mbrojtur tonën

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:17
Ramush Haradinaj

Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren, nga vendi ku ndodhën shumë kthesa historike.

Haradinaj ka kujtuar një nga zotimet e Lidhjes së Prizrenit që kanë rëndësi të përjetshme; “Të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, por duke mbrojtur atë që është e jona” ka thënë ai.

“Një nga zotimet e Lidhjes së Prizrenit ka rëndësi të përjetshme: Të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, por duke mbrojtur atë që është e jona. Prandaj, Kosova ka nevojë për një President të fortë që mund t’i qëndrojë Vuçiqit dhe të vendos ekuilibër mes pushteteve në Kosovë’, ka thënë Haradinaj.

Ai është zotuar se do të jetë i përkushtuar që t’i shërbejë vendit me gjithë forcë e zemër.
“Sot, ne fillojmë garën për zgjedhjet, ku qytetarët do të vendosin se kush do të jetë ky President. Unë jam i përkushtuar t’i shërbej vendit tonë me gjithë zemër dhe me gjithë forcën time”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat