Dreshaj i AAK-së pjesëmarrës në tubimin e Vetëvendosjes në Istog

Zgjedhjet 2021

Dreshaj i AAK-së pjesëmarrës në tubimin e Vetëvendosjes në Istog

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Gani Dreshaj hoqi dorë nga kandidimi për deputet në Kuvendin e Kosovës nga lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai është parë sot në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje që është mbajtur në Vrellë të Istogut.

Dreshaj në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për Kryetar të Komunës së Istogut nga AAK, ku në raundin e balotazhit e ka humbur garën zgjedhore vetëm për dhjetëra vota.

Ai po ashtu ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga ky subjekt politik.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat