Bislimi (LDK): Kosovës i duhet kohezion i brendshëm për të ecur përpara

Zgjedhjet 2021

Bislimi (LDK): Kosovës i duhet kohezion i brendshëm për të ecur përpara

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:27
Faton Bislimi

Kandidati i LDK-së për deputet, Faton Bislimi, është shprehur se ky subjekt politik për 31 vjet të ekzistimit të tij rrugë të pandarë nga vetja e ka pasë shtetin.

“Jo rastësisht është slogani ynë “Shteti.Shtet”, sepse ka pasur rrëshqitje nga rruga e shtetndërtimit nga ana e disa partive dhe liderëve”, është shprehur Bislimi.

“Dua të besoj që nuk do të vijmë në pozitën kur liderët politikë të këtij vendi e vënë në dyshim zbatimin e vendimeve të prera të gjykatave. Nuk mund të ketë asnjë interes më të madh se ruajtja e Republikës. Përkrahja ndaj një subjekti mund  t’i kthehet në bumerang Republikës”.

Bislimi në Info Magazine ka shtuar se LDK nuk do të bëhet argat i së keqes.

“Këtij vendi i duhet kohezion i brendshëm që nuk arrihet me forcë, por me qasje pozitive dhe fleksibilitet politik. Ajo që i duhet Kosovës është kohezioni i brendshëm për ecur përpara si shtet. Idetë tona që dallojnë, ato t’i ballafaqojmë në zgjedhje. Jemi në një moment kur duhet të diskutojmë për gjërat esenciale për shtetin”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat