Shala: Nisma nuk jep premtime milionëshe, prandaj e mbanë fjalën, jepjani besimin

Zgjedhjet 2021

Shala: Nisma nuk jep premtime milionëshe, prandaj e mbanë fjalën, jepjani besimin

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:09
Nisma

Ndonëse i pa certifikuar nga KQZ, Endrit Shala ka njoftuar që partia e tij, Nisma ka hapur fushatën, subjekt për të cilin kërkon mbështetje nga qytetarët.

Shala tha se Nisma çdoherë ka mbajtur premtimet, pasi që premtimet i ka bërë të tilla që të mbahen dhe jo milionëshe.

“E kam për nderë të kërkoj besimin për ata që nuk iu ndan #çlirimtarëve, idealeve e vlerave kombëtare”, ka shkruar Shala.

Postimi:

Të dashur qytetarë

Pas disa javëve intensive me takimet me ju, sot e kemi hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Si në çdo zgjedhje, e kam për nderë që të kërkoj besimin dhe votën për partinë e cila ka qëndruar konsistencë në qëndrimet e saja që nga themelimi e deri më sot.

Për partinë e cila nuk jep premtime milionëshe, por mban secilin premtim.

Për ata që i zgjatën dorën qytetarit, fermerit, bujkut, biznesmenit e secilit që ka nevojë për dorën e shtetit.

E kam për nderë të kërkoj besimin për ata që nuk iu ndan #çlirimtarëve, idealeve e vlerave kombëtare.

Për 121-shin e luftës e të lirisë, për Nismën Socialdemokrate.

Zgjedhjet e 14 shkurtit janë të një rëndësie të veçantë edhe për faktin se Kosova po kalon në periudhën finale të dialogut me Serbinë, periudhë kjo që si asnjëherë më parë e bënë të nevojshme prezencën e atyre që janë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe vlerave të lirisë.

Andaj vota juaj në këto zgjedhje është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën dhe për ne.

Duke iu falënderuar secilin veç e veç për gjithë mbështetjen që na keni dhënë këto ditë, ju ftoj që të votoni për Nismën Socialdemokrate me numrin e brigadës më të lavdishme të luftës.

Votoni për #121

Voto për Fatmir Limaj 1

Voto Endrit Shala 100

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat