Pireva i LDK-së viziton shoqatën “Çamëria Kosovë”

Zgjedhjet 2021

Pireva i LDK-së viziton shoqatën “Çamëria Kosovë”

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:24
Avdi Pireva, është takuar me anëtarët e shoqatës “Çamëria Kosovë”

Kandidati për deputet i LDK-së, Avdi Pireva, është takuar me anëtarët e shoqatës “Çamëria Kosovë”.

Pireva tha se Çamëria është plagë e hapur e kombit.

Më poshtë, postimi i plotë i tij:

Sot bashkë me kandidatën për deputete nga radhët e LDK-së, z. Arlinda Uka, vizituam shoqatën “ Çamëria Kosovë” në krye me z. Përparim Uka, i takuam nënkryetarët e shoqatës dhe kryesinë e gjerë.

Çamëria, kjo plagë e hapur e kombit është e do të jetë brengë e jona.

Nëse ne do të jemi përfaqësues të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit, zëri juaj do të jetë aty.

Të kemi mik të çmuar të shtëpisë sonë, ishin fjalët mikëpritëse të kryetarit Përparim Uka.

Na njoftoi me strukturat e shoqatës, me shtrirjën dhe sfidat e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat