Veliu: LDK është e vetmja parti politike, që në esencë e ka ruajtjen e Kosovës dhe fuqizimin e shtetësisë

Zgjedhjet 2021

Veliu: LDK është e vetmja parti politike, që në esencë e ka ruajtjen e Kosovës dhe fuqizimin e shtetësisë

Nga: A.SH Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:14
Agim Veliu

Kandidati për deputet Agim Veliu pas tubimit që LDK-ja pati në Podujevë, tha se Llapi përherë ka qenë i djathtë dhe i tillë do të vazhdojë të jetë.

“LDK është e vetmja parti politike, e cila në esencë e ka ruajtjen e Kosovës dhe fuqizimin e shtetësisë, në partneritet të plotë me aletatët ndërkombëtarë”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Postimi në Facebook:

Me një tubim madhështor sot Llapi rikonfirmoi mbështetjen për Lidhjen Demokratike.

Mbështetja e llapjanëve për LDK-në është testuar e ritestuar ndër vite. Edhe kur të tjerët bëheshin bashkë kundër LDK-së, përgjigjja e llapjanëve gjithmonë ishte e njëjtë me FITORE të LDK-së

Llapi përherë ka qenë i djathtë, i tillë do të vazhdojë të jetë.

Dëshmia e mirë se LDK vazhdon të jetë forca kryesore politike është kandidati ynë për kryeministër, z.Avdullah Hoti, lista e kandidatëve për deputetë dhe programi ynë qeverisës.

LDK është e vetmja parti politike, e cila në esencë e ka ruajtjen e Kosovës dhe fuqizimin e shtetësisë, në partneritet të plotë me aletatët ndërkombëtarë

#ShtetiShtet

#ldk132

#agimveliu4

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat