Marigona Geci elektrizon Vitinë: LDK-në ta ruajmë me të gjitha forcat nga kundërshtarët politik, ne i përmirësuam raportet me SHBA-në

Zgjedhjet 2021

Marigona Geci elektrizon Vitinë: LDK-në ta ruajmë me të gjitha forcat nga kundërshtarët politik, ne i përmirësuam raportet me SHBA-në

Nga: N.Sh Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 09:12
Marigona Geci

Kandidatja për deputet, Marigona Geci gjatë hapjes së fushatës së LDK-së në Viti ka ndezur simpatizantët me fjalimin e saj.

Ajo tha se, LDK-ja do të mbetet shtëpia e vetme politike, pavarësisht sulmeve nga kundërshtarët politik.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbetet shtëpia jonë e vetme politike, pavarësisht rrethanave, pavarësisht situatave dhe sulmeve që kemi nga kundërshtarët politik”, tha Geci e cila shtoi se, LDK-ja është parti institucionaliste dhe shtet formuese.

“Ne duhet ta mbrojmë me të gjitha forcat që kemi LDK-në”, tha ajo.

“Në Qeverinë e kaluar, në Qeverinë Hoti edhe pse ishte mandat jetëshkurtër kemi arritur mjaftë të mira për Kosovën, si menaxhimin e pandemisë ku e menaxhoi mjaftë mirë ministri i Shëndetësisë, pastaj raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësinë Ndërkombëtare”, tha tutje Geci.

Ajo ka ftuar qytetarët që të përkrahin Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin.

“LDK-ja e ka programin qeverisës më të mirin, sepse njerëzit e LDK dinë ta udhëheqin vendin dhe do të udhëheqin vendin”, tha ajo.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat