Haradinaj në Prekaz: Presidenti e ka për detyrë ta çojë Kosovën në NATO

Zgjedhjet 2021

Haradinaj në Prekaz: Presidenti e ka për detyrë ta çojë Kosovën në NATO

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Ramush Haradinaj

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se nuk ka pranuar ndonjë shkresë zyrtare për ndryshimin e organizimit të procesit mësimor si rrjedhojë e masave anti-COVID.

Kandidati për President nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas kësaj, Haradinaj mbajti një tubim me qytetarë në Skënderaj, duke thënë se nëse zgjidhet President i vendit, do ta çojë vendin në NATO dhe sipas tij nëse kjo nuk ndodh ” e kemi për detyrë t’ia lejojmë popullit me vendos për unionin me Shqipëri”.

“Nuk ka më mirë se kur ndodhesh në memorialin e familjes  Jashari ku shihet sakrifica për liri, momentin e shpresës, mirë është të jemi të vetëdijshëm se çka na pret. Sa kam qenë unë Kryeministër, çdo projekt në Skenderaj e kam përkrah. Personalisht synoj ta udhëheq vendin si President”.

“Duhet me forcu sigurinë e Kosovës dhe duhet të ecë vendi me integrime. Presidenti duhet të çojë vendin në NATO, nëse kjo nuk ndodh, atëherë e kemi për detyrë t’ia lejojmë popullit me vendos për unionin me Shqipëri. Kur votojmë me 14 shkurt është referndum për NATO. Ju lutem kujdes me votën, se vota është e shenjtë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat