Hoxhajn mbrëmë gjatë tubimit në Skënderaj e telefonoi Kadri Veseli, ja çka i tha

Zgjedhjet 2021

Hoxhajn mbrëmë gjatë tubimit në Skënderaj e telefonoi Kadri Veseli, ja çka i tha

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:50
Enver Hoxhaj dhe Kadri Veseli

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj mbrëmë ka pranuar një telefonatë nga Kadri Veseli. 

Në një video të publikuar nga tubimi madhështor që ka mbajtur PDK-ja mbrëmë në Skënderaj, Hoxhaj me të marrë fjalën tregon që sapo ka biseduar me Veselin, i cili e ka pyetur ku je. Hoxhaj nga Drenica thotë qe dhembjen e përjetuar më 5 nëntor, PDK-ja e ka shndërruar në forcë dhe vullnet të ri.

Me të dëgjuar këto fjalë, të pranishmit në sallë ngriten në këmbë duke brohoritur dhe duartrokitur.

“Më thirri kryetari i partisë Kadri Veseli dhe më pyeti tha ku je, i thash natyrisht në Drenicë, ku tjetër. Kjo telefonatë të cilën unë e mora tregon se sa më dhembje dhe sa me krenari ne si PDK hyjmë në këto zgjedhje. Kjo tregon se si ne kemi arritur që dhembjen, mllefin, që e kemi përjetuar me 5 nëntor sot këtu në Skënderaj, po më herët isha në Mitrovicë, në Vushtrri dhe kudo në Kosovë e kemi shndërruar në vullnet të ri, e kemi shndërruar në forcë të re dhe PDK po fiton fuqishëm me 14 shkurt“, thotë ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat