Haradinaj: Një Pejë e fortë është edhe një Kosovë e fortë

Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Një Pejë e fortë është edhe një Kosovë e fortë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 18:18
Daut Haradinaj

Ish – shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet, Daut Haradinaj sot ka vizituar nën-shtabet e Nabërgjanit dhe Tërstenikut.

Nëpërmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj theksoi se tha se këtu po shihet fryma e fitores, duke shprehur besimin se me 14 shkurt kjo parti do të dal e para në këtë zonë.

Postim i plotë:

Së bashku me Ali Berishën dhe kolegët e tjerë i vizituam nën-shtabet e Nabërgjanit dhe Tërstenikut, ku shihet fryma e fituesit.

Një Pejë e fortë është edhe një Kosovë e fortë.

Forca e Kosovës do të triumfojë me 14 shkurt, do të jemi të parët në këtë zonë dhe vendimtar në krijimin e institucioneve të larta qendrore.

Këtë energji dhe këtë sukses e bënë edhe numri 2 në listën e AAK-së, Dr. Shemsedin Dreshaj që po bënë revolucion në tërë Kosovën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat