Hoti: Do të bëjmë financimin për arsimin parashkollorë për kokë të fëmijëve

Zgjedhjet 2021

Hoti: Do të bëjmë financimin për arsimin parashkollorë për kokë të fëmijëve

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 12:01
Avdullah Hoti, Gëzime Rexhepi Çollaku

Kryeministri në detyrë dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka vizituar sot “Bardha Akademi”, me ç’rast tha se planifikojnë të rrisin pjesëmarrjen në arsimin parashkollor, me një formulë të re të financimit.

Ai në një prononcim për media, tha se nëse do të jetë sërish në krye të ekzekutivit, do të bëjë financimin për arsimin parashkollor për kokë të fëmijëve.

Hoti: Do të bëjmë financimin për arsimin parashkollor për kokë të fëmijëve

“Do të mbështesim masivisht kopshtet dhe çerdhet në mbarë vendin, me një formulë të re të financimit, duke e bërë financimin për arsimin parashkollor për kokë të fëmijës dhe kudo që shkon fëmija, në çerdhe publike, private, apo partneritet pubiko-privat, financimi shkon aty ku shkon fëmija. Më vjen mirë që ky kopsht këtu dhe plotë të tjerë, i kanë plotësuar dhe madje i kanë tejkaluar ato standarde”, u shpreh Hoti.

Drejtoresha e “Bardha Akademi”, Gëzime Rexhepi Çollaku, u shpreh e kënaqur me vizitën e kryeministrit në detyrë.

Ajo kujtoi sesa e dobishme ishte ndihma që qeveria Hoti dha për bizneset, përfshirë edhe kopshtet e çerdhet, gjatë pandemisë që po mbizotëron ende.

Pa ndihmën që morën përmes fondit për rimëkëmbje, Rexhepi-Çollaku, tha se do ta kishin të pamundur të vazhdojnë të operojnë.

Rexhepi-Çollaku: Falë ndihmës së fondit për rimëkëmbje vazhdojmë të funksionojmë si kopshte private

“Falë ndihmës së tyre ne vazhdojmë si kopshte private të funksionojmë. Morëm premtime jashtëzakonisht konstruktive nga kryeministri, shpresojmë në të ardhmen që të bashkëpunojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve e më së shumti përfitues janë fëmijët e qytetit, vendit dhe shtetit të Kosovës”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat