Bekim Haxhiu nga Llausha e Drenicës: Kush është me UÇK-në e voton PDK-në

Zgjedhjet 2021

Bekim Haxhiu nga Llausha e Drenicës: Kush është me UÇK-në e voton PDK-në

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 14:12
Bekim Haxhiu

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, sot ka qëndruar në Llaushë të Drenicës.

Haxhiu thotë se “nga Llausha e Drenicës u dha kushtrimi për mobilizim me 1997 në kohën e daljes së parë publike të UÇK-së, dhe sot pikërisht edhe llaushasit janë mobilizuar për fitoren e PDK-së me 14 shkurt”.

Sipas tij, nga Llausha u përçua mesazhi i qytetarëve se shteti ndodhet në udhëkryq dhe me votën e tyre për PDK-në do t’i japin kahjen e duhur shtetit tonë, si zhvillimit ekonomik ashtu edhe antarësimit në NATO dhe OKB.

Postimi i plotë:

Nga Llausha e Drenicës u dha kushtrimi për mobilizim me 1997 në kohën e daljes së parë publike të UÇK-së, dhe sot pikërisht edhe Llaushasit janë mobilizuar për fitoren e PDK-së me 14 shkurt.

Nga Llausha u përçua mesazhi i qytetarëve se shteti ndodhet në udhëkryq dhe me votën e tyre për PDK-në do t'i japin kahjen e duhur shtetit tonë, si zhvillimit ekonomik ashtu edhe antarësimit në NATO dhe OKB. Llausha me brohoritje e tha:" Kush është me UÇK-në e voton PDK-në".

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat