Nisma Socialdemokrate zbulon programin: Kemi ofertën më të mirë

Zgjedhjet 2021

Nisma Socialdemokrate zbulon programin: Kemi ofertën më të mirë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Mevludin Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka dhënë detaje rreth programit të kësaj partie.

Ai thotë se kanë planin e duhur për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e prodhimit vendas.

“Si pikë të parë ne shohim subvencionimin e bizneseve që më së shumti janë dëmtuar nga rrethanat që i ka krijuar nga kjo pandemi globale’, tha Krasniqi.

Ai premtoi pagesë të qirave për një vit për gastronomët.

“Do të krijohet një fond i veçantë që do të promovonte eksportin e produkteve vendore”, shtoi ai.

Ndërkohë Elmi Reçica tha se në programin e tyre vend të veçantë kanë edhe kategoritë e dala nga lufta.

“Mbështetja financiare e veteranëve dhe kategorive të tjera të dala nga lufta të mos bëhet pengesë për punësimin e tyre”, tha ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat