Daut Haradinaj: I kemi ofruar vendit njeriun më serioz për president

Zgjedhjet 2021

Daut Haradinaj: I kemi ofruar vendit njeriun më serioz për president

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 13:08
AAK

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tani kandidat për deputet, Daut Haradinaj ka thënë se të gjitha partitë politike në Kosovë janë provuar për qeverisje.

Në një takim me të rinjtë e Prizrenit, Haradinaj ka thënë se kjo komunë dhe e gjithë Kosova e kuptojnë mirë se kush e ka përnjëmend dhe kush ka qeverisë në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

“Lista e Aleancës mbi 76% është me kandidatë të rinjë për deputetë, të profesioneve të ndryshme që janë garancë në parlamentin e Kosovës. Kosova nuk e ka kry kapitullin e vet me Serbinë, dhe të gjithë e dijmë se këto zgjedhje janë përcaktuese për presidentin e Kosovës, kryeministrin, kryeparlamentarin, sepse parlamenti është organi që i zgjedh këto institucione”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se oferta e Aleancës për presidentin e Kosovës, bartë emrin e njeriut më serioz dhe më të fuqishëm përballë Serbisë.

“Ne e kemi bërë ofertën tonë për president, njeriun më serioz, më të fuqishëm i cili garanton siguri dhe stabilitet për vendin. Andaj, me datën 14 shkurt përveç dashnisë ndaj njëri-tjetrit, jepni dashni edhe për vendin, për sigurinë dhe për stabilitetin e Kosovës, dhe adresë e kësaj është numri 135, me Ramushin President”, është shprehur Daut Haradinaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat