Haradinaj nga Kaçaniku: Do ta kthej në Kuvend Ligjin për Pagat

Zgjedhjet 2021

Haradinaj nga Kaçaniku: Do ta kthej në Kuvend Ligjin për Pagat

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Ramush Haradinaj

Bartësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, Ramush Haradinaj ka thënë se me ardhjen e tij në pushtet, ai do ta kthejë në Kuvend Ligjin për pagat.

“Do ta kthej atë ligj, është i nevojshëm ai ligj. I jep dinjitet të gjithë shërbyesve civilë.

Ua garanton statusin financiar. I nderon mjekët policët e të gjithë të tjerët. Do të shkojmë më pas nga viti në vit siç e parasheh rritja ekonomike; edhe me rritje ekonomike edhe me rritje pagave”, ka thënë Haradinaj në tubimin elektoral në Kaçanik.

Ai ka premtuar se paga minimale do të jetë 300 euro ndërkaq ka thënë se parasheh skema sociale që përfshijnë edhe veteranët e kategoritë e dala nga lufta të cilët i ka quajtur “kategori të lirisë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat