Haradinaj në Baicë: Forca e Kosovës së bashku me forcën e Drenicës heroike, drejt fitores së 14 shkurtit!

Zgjedhjet 2021

Haradinaj në Baicë: Forca e Kosovës së bashku me forcën e Drenicës heroike, drejt fitores së 14 shkurtit!

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:04
Daut Haradinaj

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka vazhduar takimet elektorale në Baicë të Drenasit.

Haradinaj tha se “Baica” e heroit  Rasim Kiçina dhe shumë dëshmorëve të tjerë i ka pritur me ngrohtësi historike.

“Së bashku edhe me kandidatët nga Drenasi; Beqir Kiqina dhe Kaltrina Morina, si dhe kandidatët mysafirë si; Haxhi Shala, Lahi Brahimaj dhe Idriz Shamolli e garantuam besimin e plotë në Baicë”

Ai tutje ka thënë se vulën e suksesit e gjetën në këtë pjesë të Drenicës.

Postimi i plotë:

Sot u nderuam në Baicën e Rasim Kiqinës.

Baica e mikut tim, tash Heroit Rasim Kiqina dhe shumë dëshmorëve e luftëtarëve, na priti me ngrohtësinë historike, ashtu siç më pritën në vitet 96-97.

Së bashku edhe me kandidatët nga Drenasi; Beqir Kiqina dhe Kaltrina Morina, si dhe kandidatët mysafirë si; Haxhi Shala, Lahi Brahimaj dhe Idriz Shamolli e garantuam besimin e plotë në Baicë.
Sot vulën e suksesit e gjetëm pikërisht në këtë pjesë të Drenicës.

Familjes Kiqina dhe mbarë kësaj zone, ju jam mirënjohës për të gjitha që i kanë bërë në rrugën tonë të gjatë.
Forca e Kosovës së bashku me forcën e Drenicës heroike, drejt fitores së 14 shkurtit!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat