Kurti nga Prizreni fton qytetarët të votojnë: Na duhet fitore e madhe, ja sa deputetë i synojmë

Zgjedhjet 2021

Kurti nga Prizreni fton qytetarët të votojnë: Na duhet fitore e madhe, ja sa deputetë i synojmë

Nga: A.Zh Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:57
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka vizituar qytetin e Prizrenit, bashkë me u.d së presidentes Vjosa Osmanin.

Nga atje, Kurti ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë, pasi VV-së i duhet fitore e madhe me mbi 61 deputetë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se në Prizren, VV-ja do të del gjithmonë e para.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Terzimahallë, Islahanë dhe Bajram Curr - të gjithë ishin të mobilizuar.

Se në Prizren gjithmonë dalim të parët, kjo dihet. Por kësaj here na nevojitet fitore e madhe, me mbi 61 deputetë.

Andaj, sot një javë, të dalim në zgjedhje secili e secila, që fatin e Kosovës ta marrim në duart tona.

Image
Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat