Limaj: Ka kandidatë për kryeministër që gjithmonë kanë pasur qëndrime të gabuara

Zgjedhjet 2021

Limaj: Ka kandidatë për kryeministër që gjithmonë kanë pasur qëndrime të gabuara

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 18:04
Limaj në tubim në Mitrovicë

Mitrovica e mobilizuar më shumë se kurrë më parë në mbështetje të Fatmir Limajt

Në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore, Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot tubim elektoral në Mitrovicë.

Para simpatizantëve, lideri i Nismës, Fatmir Limaj tha se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për zëra çlirimtarë që janë të përgjegjshëm dhe nuk sjellin kriza.

Në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore, Limaj tha se Kosova ka shumë politikanë, por pak strateg dhe burrështetas.

Derisa u zotua se ndër iniciativat e para të Nismës në Kuvend do të jetë Ligji kundër mohimit të gjenocidit serb në Kosovë dhe padia ndaj Serbisë për gjenocidin gjatë luftës së fundit.

“Më shumë se kurrë në foltoren e Parlamentit kemi nevojë për vendosmëri, urtësi, eksperiencë për njerëz që dinë të afrohen dhe të bashkohen. Më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për subjekte politike në parlament jo që kthehen në pengesë të rrugëtimit të atdheut të tyre. Për grupe politike, jo që prodhojnë kriza dhe dëmtojnë interesant e vendit. Më shumë se kurrë atje duhen njerëz të qëndrueshëm, kujdesshëm dhe dijshëm”, tha ai.

Duke kritikuar oponentët politikë, Limaj tha se ka kandidatë për kryeministër që asgjë nuk kanë kontribuar për vendin dhe gjithmonë kanë pasur qëndrime të gabuara.

“Kosova ka shumë politikanë, më shumë se që duhet, por fatkeqësisht ka pak burrështetas. Politikanë, të cilët mbjellin në mëngjes dhe tentojnë të korrin në mbrëmje, ka shumë në Kosovë. Kosova ka politikanë që nuk shohin përtej hundës së tyre, përtej interesit të ngushtë. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për burrështetas. Kosova ka shumë politikanë taktik, por ka pak strategë dhe vizionarë. Lehtë i thonë njërit dhe drejtuesit lider, kryetar partie dhe liderë të quajtur ka sa dush në Kosovë, por nuk të bënë strateg dhe burrështetas tëjesh në krye të një partie, ajo është e lindur, ajo është përtej saj”, tha ai.

Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj para mitrovicasve ka dhënë edhe një zotim.

“Zotohem para qytetarëve të Kosovës se ndërveprimet tona të para do të jenë dy iniciativë, ligji kundër mohimit të gjenocidit serb në Kosovë dhe padia kundër Serbisë për gjenocidin në Kosovë”, tha ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat