Florian Dushi: Lipjani sot priti me plot entuziazëm kryeministrin Hoti dhe kandidatët e LDK-së për deputetë

Zgjedhjet 2021

Florian Dushi: Lipjani sot priti me plot entuziazëm kryeministrin Hoti dhe kandidatët e LDK-së për deputetë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 20:45
Florian Dushi

Florian Dushi, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike të Kosovës, ka marrë pjesë sot në tubimin e LDK-së në Lipjan.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se kjo Komunë edhe sot konfirmoi qëndrueshmërinë përballë atyre që me vendin tonë dëshirojnë të bëjnë eksperimente.

“Lipjani, Kryetari Ahmeti, dhe qytetarët e kësaj komune, sot priten plot entuziazëm e besim Kryeministrin Hoti dhe kandidatët e LDK-së për deputetë.

Lipjani i fitoreve të LDK-së edhe sot konfirmoi qëndrueshmërinë përballë atyre që me vendin tonë dëshirojnë të bëjnë eksperimente ideologjike të shekullit të kaluar!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat