Hoxhaj nga Obiliqi: Në Kosovë s’ka vend për shirita dhe ideologji të kuqe

Zgjedhjet 2021

Hoxhaj nga Obiliqi: Në Kosovë s’ka vend për shirita dhe ideologji të kuqe

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 21:02
Enver Hoxhaj,

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në tubimin përmbyllës në Obiliq ka kritikuar Albin Kurtin.

Ai ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë një test i demokracisë sonë, e cila po rrezikohet nga një atokrat siç është Kurti.

“Obiliqi dhe Kosova nuk durojnë dhe nuk ka vend për shirita të kuq, për ideologji të kuqe”, ka thënë Hoxhaj.

Ai iu ka bërë thirrje simpatiozantëve të PDK-së, që të votojnë PDK-në, e cila sipas tij në vete ngërthen edhe Hashim Thaçin, edhe Kadri Veselin edhe UÇK-në.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat