Daut Haradinaj: Aqareva ishte vendi që para 25 viteve u bë shtëpi e dytë për mua

Zgjedhjet 2021

Daut Haradinaj: Aqareva ishte vendi që para 25 viteve u bë shtëpi e dytë për mua

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:35
Daut Haradinaj

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është takuar sot me djemtë e fshatit Aqarevë.

Në ditën e shtatë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, Haradinaj përmes një postimi në Facebook shkruan se fshati historik Aqareva ishte vendi që para plot 25 viteve u bë shtëpi e dytë për të.

“Me djemtë e fshatit historik të Aqarevës. Aqareva ishte vendi që para plot 25 viteve u bë shtëpi e dytë për mua. Respekt djema e na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.

Daut Haradinaj garon me numrin 50, partia e së cilit ka zgjedhur sloganin Forca e Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat