Daut Haradinaj takon të rinjtë e Pejës: Bashkëbisedimi me ta është gjithmonë frymëzues për ne

Zgjedhjet 2021

Daut Haradinaj takon të rinjtë e Pejës: Bashkëbisedimi me ta është gjithmonë frymëzues për ne

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit ish-shef i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Daut Haradinaj, ka takuar anëtarët e ARK-së në Pejë.

Haradinaj ka njoftuar se këtë vizitë e ka bërë sot bashkë me kryetarin e degës dhe kandidatin për deputet, Ali Berisha dhe kryetarin e rinisë së Aleancës në Pejë, Doanin.

“Bashkëbisedimi me të rinjtë si Doani, Negrita, Fitorja, Flaka, Katarina, Flamuri, Egzoni dhe Graniti është gjithmonë frymëzues për ne!”, ka njoftuar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Sot bashkë me kryetarin e degës dhe kandidatin për deputet, Dr. Ali Berisha dhe kryetarin e rinisë së Aleancës në Pejë, Doanin takuam disa nga anëtarët e ARK-së në këtë qytet.

Bashkëbisedimi me të rinjtë si Doani, Negrita, Fitorja, Flaka, Katarina, Flamuri, Egzoni dhe Graniti është gjithmonë frymëzues për ne!

#ForcaeKosoves135.

Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat