Limaj: Parlamenti nuk meriton njerëz që mohojnë të kaluarën e tyre

Zgjedhjet 2021

Limaj: Parlamenti nuk meriton njerëz që mohojnë të kaluarën e tyre

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:12
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë tubimit zgjedhor në Gjakovë ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk meriton njerëz që mohojnë të kaluarën e vendit dhe të atillë që nuk kanë bërë asgjë për Kosovën.

Duke kërkuar votën e qytetarëve të Gjakovës, Limaj tha se Nisma simbolizon frymën çlirimtare dhe si i tillë do të jehojë në Parlament dhe institucione të tjera në Kosovë.

“Parlamenti nuk meriton njerëz që mohojnë të kaluarën e tyre dhe njerëz që flasin dhe asgjë s’kanë bërë për Kosovë. Mbi të gjitha në Parlamentin e Kosovës duhet të shkohet me përkulje dhe nderim të gjithëhistorisë që na ka sjellë në shtetin e pavarur e përkushtimin e burrave dhe grave që mbrojnë interesat e Kosovës”, tha ai.

Krahas kësaj, Limaj tha se slogani “Me çlirimtarët” nuk identifikohet me ndonjë individ, por me frymënçlirimtare që nuk është zbehur asnjëherë.

“Kemi zgjedh një kauzë që besojmë se është momenti kritik për të rikthyer të vërtetën tonë, e cila mbi të gjitha është krenare. Një betejë që na solli edhe një herë këtu sot, ne duam të rikthejmëargumentet e lirisë së Kosovës. Pasi po tentohet që këto themele të lirisë tëheshtën. Këto janë argumente të lirisë që e gëzojmë sot. Kosova që sot jetojmë nuk ka pikë nga qielli,është rezultat i angazhimeve të baballarëve tanë me dekada dhe shekuj. Kauza jonë‘Me çlirimtarët’ ka tejkaluar kufijtë partiakë, ne bashkë me ju,krenarë dhe dhimbjefuqishëm do të kthejmë zërin çlirimtar në parlament dhe institucione të tjera”, tha ai.

Në ditën e shtatë të fushatës zgjedhore, kreu i Nismës duke nënkuptuar për kryeministër të PDK-së Enver Hoxhaj, tha se ata qëthonë që në Kosovë ka pasur vetëm përpjekje për gjenocid duhet të kërkojnë falje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat