Hoxhaj: Rimëkëmbja po fillon nga qyteti i lirisë, do të shtrihet në tërë Kosovën

Zgjedhjet 2021

Hoxhaj: Rimëkëmbja po fillon nga qyteti i lirisë, do të shtrihet në tërë Kosovën

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:42
Enver Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, në një tubim madhështor në Malishevë ka shpalosur Planin e Rimëkëmbjes.

Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti politike e cila ka program të qartë për të rimëkëmbur ekonominë, shëndetësinë e arsimin.

Hoxhaj: PDK, adresa e vetme e stabilitetit për Kosovën

"Kemi program të qartë dhe e dimë saktësisht se çka do të bëjmë në javën e parë, në muajin e parë, në 100 ditshin e parë dhe në vitin e parë. Gjithë ata të cilët në vitin 2019 kanë votuar për një koalicion të shpresës është treguar se ai koalicion i shpresës është koalicion i rrenave, i mashtrimeve, i përrallave, i cili mundi të qeveriste vetëm 50 ditë dhe e vetmja parti politike e cila është adresë e stabilitetit, e sigurisë është Partia Demokratike e Kosovës", ka thënë ai.

Hoxhaj ka ritheksuar se me PDK-në qeveri dhe me të kryeministër do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit, mjekët, infermierët, policët dhe rritje të pensioneve.

Hoxhaj: Qeveria e udhëhequr nga PDK do të rrisë pagat dhe pensionet

"Ka program të qartë, nën një do t'i rrisim pensionet e veteranëve prej 170 në 300 euro, ne do t'i rrisim po ashtu pagat për mësimdhënësit, do t'i rrisim pagat për mjekët, për infermierët, dhe nuk ka ndonjë parti politike e cila po ashtu është e vendosur që t'i rrisë edhe pensionet për ata të cilët janë në pension të moshës në 40 për qind dhe për ata të cilët janë në pension kontribut-dhënës në 30 për qind", ka thënë ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat