Kurti: Sa më afër 14 shkurtit, sheshet po skuqen nga dashuria e qytetarëve për këtë vend

Zgjedhjet 2021

Kurti: Sa më afër 14 shkurtit, sheshet po skuqen nga dashuria e qytetarëve për këtë vend

Nga: G.Bz Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:47
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga tubimet e sotme në Shtinë e Therandë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sa më afër 14 shkurtit, aq më tepër po skuqen sheshet tona nga dashuria e qytetarëve për këtë vend.

Kurti ka shtuar se me pjesëmarrje masive,  do të sigurojmë që kjo ditë të mbahet mend si data kur ka ndodhë vala e madhe e ndryshimit të vërtetë.

Postimi i tij i plotë:

Sa më afër 14 shkurtit, aq më tepër po skuqen sheshet tona nga dashuria e qytetarëve për këtë vend. Në Shtime e Therandë, krejt dhe drejt, kishin dalur për të shprehur përkrahjen për listën tonë.

Me pjesëmarrje masive, do të sigurojmë që kjo ditë të mbahet mend si data kur ka ndodhë vala e madhe e ndryshimit të vërtetë.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat