Limaj thotë se do të sanksionohen me ligj ata që mohojnë gjenocidin që ka shkaktuar Serbia

Zgjedhjet 2021

Limaj thotë se do të sanksionohen me ligj ata që mohojnë gjenocidin që ka shkaktuar Serbia

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:43
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma Socialdemokrate me kauzën e saj në mbrotjen e vlerave kombëtare zotohet para qytetarëve të Kosovës se një nga veprimet e para që do t’i ndërmerr do të jetë nxjerrja e ligjit për dënimin e gjithë atyre që mohojnë gjenocidin serb të shkaktuar në Kosovë.

Në një video mesazh drejtuar qytetarëve, kreu i Nismës ka thënë se kjo është gjëja më e vogël që mund të bëjë për viktimat e terrorit dhe gjenocidit serb që ka ushtruar në Kosovë ndaj qytetarëve të pafajshëm, fëmijëve, grave dhe pleqëve.

“Të gjithë ata që gënjëjnë dhe tentojnë ta devijojnë historinë e dhimbshme, tragjike, por edhe krenare të Kosovës duhet të sanksionohen me ligj.

Prandaj një nga iniciativat e para do të jetë nxjerrja e ligjit kundër gjithë atyrë që mohojnë gjenocidin dhe masakrat që ka shkaktuar Serbia në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në video mesazhin e Limajt.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat