Hoti: Prishtina do të bëhet kryeqendra e rajonit

Zgjedhjet 2021

Hoti: Prishtina do të bëhet kryeqendra e rajonit

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 13:31
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ka prezantuar programin e kësaj partie për kryeqytetin bashkë me kandidatët për deputetë.

Ai ka thënë se LDK do t’i ofrojë qeverisje normale Prishtinës.

“Prishtina do të bëhet kryeqendra e rajonit. Ne nuk do të ndalemi së punuari për t’ia kthyer Prishtinës qeverisjen zhvillimore. Disa muaj na ndajnë nga qeverisja normale e Prishtinës”, është shprehur Hoti.

Në fjalimin e tij Hoti ka përmendur të arriturat e qeverisjes së tij nga qershori i 2020-ës.

“Qysh në ditët e para të qeverisjes sime kam rikuperuar marrëdhëniet me SHBA-në. Ato i kishin vënë sanksione Kosovës, ushtria amerikane paralajmëronte largimin nga Kosova. Për 7 muaj ne hoqëm sanksionet dhe FSK-në e bëmë pjesë së gardës së Iowa”.

“Vendet tjera demokratike i besojmë qeverisjes së LDK-së. LDK krenohet me kontributin e vet. Oponentët tanë kanë punësuar ekspertë të IT-së për të fshirë historinë e tyre. Edhe sot janë në anë e kundërt të historisë. Akuzuan miqt amerikan për copëtim të Kosovës pasi nuk patën guxim ta marrin në duar procesin e dialogut”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat