Limaj nga Lidhja e Prizrenit: Shihemi më 14 shkurt në ditën e fitores së çlirimtarëve

Zgjedhjet 2021

Limaj nga Lidhja e Prizrenit: Shihemi më 14 shkurt në ditën e fitores së çlirimtarëve

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:22
foto nga vendi ngjarjes

Kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nga Lidhja e Prizrenit i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve të vendit.

Ai ka thënë se nga ky vend historik i kombit tonë, fryma çlirimtare është bartur brez paz brezi.

Lideri i Nisma’s ka thënë se më shumë se kurrë na duhet kjo frymë çlirimtare, e cila u bart në kushte dhe rrethana shumë më të vështira, por falë burrave të mëdhenj të këtij kombi arritën që në rrethana të vështira të ruajnë traditën, kulturën, identitin e mbi të gjitha gjuhën e kombit tonë.

“Lidhja e Prizrenit është lidhja e besës, lidhje e kombit rreth idealeve, traditave dhe vlerae tona kombëtare. Nga lidhja e Prizrenit, të shpallja e Pavarësisë në Vlorë e deri të lufta UÇK-së kemi pas rreshtimin e pandalshëm të çlirimtarëve që në periudh a dekada me radhe deri të liria e Koosvës. Edhe sot ne vazhdojmë me dinjitet e krenari këtë rrugë të këtyre burrave, rrugën çlirimtare të rreshtuar si çlirimtarë per të përcjellur të brezat që vijnë. Fryma çlirimtare siç është bartur, është detyra jonë ta bartim të gjeneratat e reja, prandaj edhe sot gjithë Kosova është rreshtuar me çlirimtarët. Shihemi më 14 në ditën e fitorës së madhe të çlirimtare”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Image
Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat