Bajrami ankohet se s’po përballen kolegët: Murati s’kishte asnjë argument

Zgjedhjet 2021

Bajrami ankohet se s’po përballen kolegët: Murati s’kishte asnjë argument

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:27
Hykmete Bajrami

“S’po na jepet mundësia që të përballemi dhe t’i tregojmë të vërtetat”, është kjo ankesa e kandidates për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami.

Ministrja e Financave në detyrë, Hykmete Bajrami, tha se përfaqësuesit e partive politike nuk po vijnë në përballje, teksa përmendi Hekuran Muratin nga LVV-ja, që sipas saj s’ka argumente për gjërat që i premton.

“Jam takuar me Hekuran Muratin s’kishte asnjë argument për gjërat që i premtonte…Kam pas edhe debate të tjera, por nga partitë nuk kanë ardhur”, tha Bajrami.

“Nuk flitet për program, janë trumpetime se do ta zhdukin varfërinë, do t’i rrisin pagat, do t’i shpërndajmë para qytetarëve dhe askush nuk e ka marrë guximin që të dal tmë tregojë se kah këto premtime, janë komplet kundërthënëse nuk mundesh me thanë kam me i ulë taksat e tatimet sepse këtë gjë e bënë sektori privat…Një debat kam pas rastin të përballem e nuk kam marrë përgjigje nga asnjëra prej këtyre pyetjeve”, shtoi tutje ajo.

Ndërsa, sa i përket sondazheve, Bajrami tha se “ka qenë edhe një kohë kur të gjithë janë bërë bashkë kundër LDK-së, por LDK-ja ka triumfuar”.

Ajo tha se ka sondazhe të porositura por “matjet tona prej ditës së parë vazhdimisht kemi shënuar rritje…Kush do të fitojë është vendim i qytetarëve”, shtoi ajo.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat