Kurti në Prishtinë flet për “shi bereqeti”, natyrën, tymin e betonin

Zgjedhjet 2021

Kurti në Prishtinë flet për “shi bereqeti”, natyrën, tymin e betonin

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:34
Albin Kurti

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka mbajtur sot një fjalim para qytetarëve në Prishtinë, ku edhe e kishte tubimin me përkrahësit e tij.

Në përmbyllje të fushatës elektorale, Kurti tha se 14 shkurti do të jetë si shi bereqeti për popullin 

“Në zgjedhjet e së dielës, mbështetje për ne do të jetë si shi i madh bereqeti për popullin e si vërshim lamtumirës për pushtetin. Me fitoren e 14 shkurtit e bukura fiton mbi shëmtinë e drejta fiton mbi padrejtësinë. E vërteta fiton mbi mashtrimin, puna fiton mbi dembelinë, besa do të fitojë mbi tradhtinë, bashkëpunimi fiton mbi servilitetin, natyra mbi tymin dhe betonin”, tha Kurti.

Ndryshe, sot është dita e fundit e fushatës për partitë politike.

Nesër do të jetë heshtje zgjedhore teksa të dielën do të mbahen zgjedhjet. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat