Djali i Kadri Veselit për Enver Hoxhajn: Një njeri i cili mori përgjegjësinë kur qielli u mbush me re të zeza

Zgjedhjet 2021

Djali i Kadri Veselit për Enver Hoxhajn: Një njeri i cili mori përgjegjësinë kur qielli u mbush me re të zeza

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:37
Klestor Veseli dhe Enver Hoxhaj

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, përmes një postimi ka treguar se e mbështtë fuqishëm Enver Hoxhajn për kryeministër të Kosovës.

Derisa ai ka shpërndarë në Instagram një fotografi të vet kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se ishte ai i cili na nxori nga retë e zezë dhe mori përgjegjësinë të ja japë dritë shprese.

Klestori ka shkruar se Enver Hoxhaj është kryeministri i Kosovës.

“Një njeri i cili kur qielli u mbush me re të zeza mori përgjegjësinë dhe na dha atë dritë shprese e cila shumë na nevojitej. Një njeri të cilin kur e shikon në sy mund ta shohësh motivimin për një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës. Ai është kryeministri i ardhshëm i jonë, ai është zgjedhja ime dhe e familjes time për një Kosovë më të mirë, për një Kosovë që i duhet rimëkëmbje. E rimëkëmbja vjen me PDK, rimëkëmbja vjen me prof. Enver Hoxhaj. Dalshim faqebardhë”, ka shkruar Klestor Veseli.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat