Hoxhaj: Kurti ka pasur frikë se do ta humbte debatin me mua

Zgjedhjet 2021

Hoxhaj: Kurti ka pasur frikë se do ta humbte debatin me mua

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:41
Enver Hoxhaj

Kandidati i PDK’së për kryeministër Enver Hoxhaj thotë se Albin Kurti nuk ka pranuar ftesën e tij për debat për shkak të frikës së humbjes.

“Z.Kurti realisht i ka ikë debatit për arsye se s’ka program dhe ka pasur frikë që ndoshta në një përballje të matshme do të humbte debatin”, tha Hoxhaj.

“Por unë po e shoh që ai i ka ikë debatit edhe me analist dhe studio tjera.

Kjo të kujton një kohë tjetër kur njerëzit që pretendonin të jenë kryeministër i ikin debateve”, shtoi ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat