Voton Elezaj: Të fitojë ai që e ka mbështetjen popullore

Zgjedhjet 2021

Voton Elezaj: Të fitojë ai që e ka mbështetjen popullore

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Klinë ka votuar edhe kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.

Ai për Klan Kosova tha se është me rëndësi që procesi të kalojë i qetë dhe të fitojë ai që e ka mbështetjen popullore.

“Qytetarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të vetëdijshëm në lidhje me infeksionin dhe të ruhemi nga kjo pandemi”.

“Deri më tani çdo gjë është në rregull dhe nuk ka ndonjë incident”, deklaroi Elezaj.

Edhe qytetarët e kësaj komune u shprehën të kënaqur me mbarëvajtjen e procesit të votimit aty, duke shpresuar që nga këto zgjedhje të dalin kuadro që do të ndikojnë në stabilizim të gjendjes politike e ekonomike, si dhe të bëhet më e mira për vendin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat