Kandidati i Vetëvendosjes bën thirrje: Mos u largoni pa votuar

Zgjedhjet 2021

Kandidati i Vetëvendosjes bën thirrje: Mos u largoni pa votuar

Nga: H.O. Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:03
Adnan Rrustemi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Adnan Rrustemi në një postim të tij në Facebook ka bërë thirrje që votuesit që presin të votojnë me kusht, të mos largohen pa votuar.

Sipas tij, zarfet e votimit më kusht duhet të dërgohen sa më parë nga KQZ-ja.

“Të gjithë votuesit brenda qendrave të votimit që po presin të votojnë me kusht, mos të largohen pa votuar. Zarfet e votimit me kusht duhet të dërgohen sa më parë nga KQZ”, shkruan Rrustemi.

Ndryshe, në orën e fundit të votimeve është raportuar për një fluks të qytetarëve./Bota sot

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat