Vajza e Gani Gecit, gruaja e dytë më e votuar në LDK, ja sa vota mori

Zgjedhjet 2021

Vajza e Gani Gecit, gruaja e dytë më e votuar në LDK, ja sa vota mori

Më: 3 mars 2021 Në ora: 22:39
Marigona dhe Gani Geci

Marigona Geci, vajza e ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, ka siguruar sërish ulëse në Kuvend të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Madje, këtë herë, sipas rezultateve të kandidatëve të LDK-së për deputet, Marigona Geci del të jetë gruaja e dytë më e votuar në partinë e Isa Mustafës.

Geci ka arritur të sigurojë mandatin e dytë në Kuvend si deputetë duke marrë 6 mijë e 211 vota, pa u përfshirë këtu votat e diasporës të cilat ende nuk janë procesuar në listat për kandidatë për deputetë.

Derisa, gruaja me e votuar në LDK, nga zgjedhjet e 14 shkurtit po del të jetë, ish-Ministra e Financave, Hykmete Bajrami.

Bajramit të cilat deri më tani i janë proecesuar 11 mijë e 938 vota, pa u përshirë ato të diasporës, radhitet edhe në mesin e 10 më të votuarve në LDK.

Para saj, më mbi 60 mijë vota është Kandidati i LDK-së për Kryeministër, njëherit bartësi i listës zgjedhore nga kjo parti, Avdullah Hoti. Pasuar nga Kujtim Shala me mbi 30 mijë vota, që ka lënë pas Lumir Abdixhikun që ka gjithsej 24 mijë e 241 vota të llogaritura, pa u përfshirë ato të diasporës, numërimi i të cilave ka përfunduar para pak orësh.

Anton Quni është deputeti i 4 i LDK-së që ka fituar mandat tjetër në Kuvend, pasuar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, që e përmbyll 5-shen më të votuar në LDK. Të dyve këtyre deri më tani u janë procesuar mbi 13 mijë vota.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat