7 Marsi si shenjë kulturore në epokën e sotme

Zvicra

7 Marsi si shenjë kulturore në epokën e sotme

Nga: Nexhmije Mehmetaj Më: 11 mars 2019 Në ora: 19:19
Pamje nga festimi i 7 Marsit

Të shtunën, më 9 mars 2019, nën kujdesin e veçantë të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike u zhvillua një ceremoni festive në nderim të 7 Marsit 1887, themelimi i “Mësonjëtores së Parë Shqipe”. Në sallën e restorantit Glattof në Glattbrugg afër Cyrihut u mblodhën mësues, pedagogë, nxënës, prindër e të ftuar. Një festë e bukur me plot emocion dhe dashuri, siç janë festat e vërteta. Dhe festat, të përbashkuara më figurën e mësuesit dhe nxënësit, janë edhe më të bukura, sepse mbajnë fisnikërinë dhe magjinë e dijes brenda.

Pritja vëllazërore filloi që nga hyrja në festë - nga mësuesi veteran zoti Hasan Spahiu.

Mbrëmjen festive e hapi mësuesja Afërdita Veliu (Cyrih) paraqiti programin; “Në ketë kuadër janë përfshirë disa data, si:17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, 7 Marsi - Dita e mësuesit, 8 Marsi dita ndërkombëtare e gruas dhe 11 marsi e pranverës ‘81” tha. Më pas freskinë e sollën tingujt e ëmbël të recitimeve nga nxënës të talentuar.

Në mbrëmjen produktive të festës, ashtu sikundër dhe ishte planifikuar dhe detajuar nga bashkë organizatorët e saj, të pranishmit i përshëndeti zoti Naser Ulaj mësues dhe Kryetari Këshilli Kantonal (LAPSH) të Cyrihut.

Në ketë mbrëmje fjalën e mori zonja Nazane Breca Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bern foli për rëndësinë e datës 17 shkurt 2008.” Te nderuar të pranishëm rruga e Kosovës drejtë pavarësisë ishte një rrugë përplot me vuajtje, dhimbje e sakrifica por në të njëjtën kohë ishte një rrugë përplot mburrje dhe krenari. Procesi shekullor drejt lirisë nga pushtuesit asnjëherë në asnjë çast nuk arriti të dobësoi shpirtin liridashës të shqiptarit. Rezistenca popullore gjeti përkrahjen në forma nga më të ndryshmet, nga pena e fjala, në besnikëri e solidaritet e deri në kryengritje të armatosur.

Sot kujtojmë qëndresën e popullit tonë si sinonim i kësaj rruge drejtë lirisë.

Kosova nuk do të harroj asnjëherë gjithë veprimtarët dhe patriotët falë angazhimit të së cilëve ajo sot ndërton të ardhmen e saj të ndritur. Populli i Kosovës përkulet para gjithë atyre të cilët kontribuuan për çështjen kombëtare, duke na e mundësuar ne dhe brezave që vijnë të jetojmë një jetë të dinjitetshme dhe njerëzore.” Ajo si çdo herë u bëri thirrje prindërve” Dërgoni fëmijët në shkollimin plotësues në gjuhën shqipe në kuadër të LAPSH-it! Gjuha shqipe është baza e ndërtimit të personalitetit të fëmijëve tuaj!”

Më tej zoti Nexhat Maloku, mësues,  kryetar disa mandatesh i LAPSH- it uroi dhe hodhi një vështrim mbi organizimin e mësimit plotësues shqip në Zvicër.

“Të nderuar mësues dhe mësuese! 7 Marsi, dita e nderimit të mësuesit, më jep kënaqësinë t’ Ju përcjell me shumë respekt dhe mirënjohje urimet më të sinqerta për Ju, familjet tuaja dhe nxënësit që mësoni. Ju jeni siguria e procesit të pandalshëm të mësimit plotësues shqip në Zvicër. Aktualisht mësimi plotësues i gjuhës shqipe zhvillohet në 15 kantone janë 1800 nxënës që ndjekin mësimin shqip. Sonte janë të pranishëm përfaqësues të këtyre Këshillave Kantonale. Arau, Bern, Basel Land, Cyrih, Friburg, Glaruesi, Jura, Solothurn, Gjenevë, Vaud.

Për të festuar me ne sonte kanë ardhur Prof. dr. Naxhi Selimi nga SHLP Schwizit, mësuesja zvicerane Annelies Schneller, mësuesja Nexhmije Nussbaumer etj. I ftuar ka qenë edhe ambasadori i Shqipërisë, z. Ilir Gjoni i cili për arsye objektive nuk mund të jetë i pranishëm në festën tonë. Në pamundësi për të ardhur përshëndetje të përzemërta keni nga anëtarët e nderit të LAPSh, dr.dr. Basil Schader dhe zonja e tij Erica Bauhofer-Schader”.

Por tjetër ide e përbashkuar me festat na nxit të hedhim vështrimin tek një nga problemet e vazhduara të shkollës sonë cekura edhe nga zoti Gëzim Kasumaj, prind anëtar i kryesisë pranë Këshilllit Kantonal të Cyrihut, shtrojë nevojën për një përkrahje sa më gjithëpërfshirëse të prindërve dhe fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe.  

Zoti Nuhi Gashi, përgjegjës i njësisë për shkollat shqipe të mësimit plotësues jashtë atdheut. Duke marrë fjalën, u shpreh se ndihej i nderuar të përshëndeste të gjithë mësuesit dhe prindërit për përpjekjet e tyre në organizim të mësimit shqip. Duke shprehur vlerësim dhe respekt për misionin fisnik të mësuesit, si u shpreh ai se me këtë mision, ata janë dhe do të mbeten promotorë kryesorë të dijes dhe zhvillimit të ruajtjes së gjuhës shqipe larg atdheut.

Në vijim vuri theksin në faktin se, Ministritë përkatëse në Kosovë dhe në Shqipëri, punojnë së bashku, koordinojnë dhe hartojnë politika dhe programe të përbashkëta për zhvillimin e mëtejshëm të arsimimit të fëmijëve shqiptarë në Diasporë. Por, sonte shpreh brengën time nga mos prania e përfaqësuesve diplomatik të Ambasadës së Shqipërisë në Bernë.

Ndërsa për përvjetorin e 38-të të 11 marsit apo Pranvera ’81, ka folur mësuesja dhe veprimtarja e njohur, Saime Isufi.

Në ketë eveniment ishin të pranishëm edhe miq e të ftuar tjerë: zoti Skënder Nikoliqi nga Këshillimorja për Arsimim dhe Këshillim të Migrantëve në Basel, zoti Shefqet Cakolli nga SHKA «Dardania» Winterthur, zoti Orhan Spahiu dhe zoti Ardian Retkoceri nga shoqata Kuvendi Shqiptar në Zvicër, gazetarët Rexhep Rifati nga Prointegras dhe Sevdail Tahiri nga Albinfo.ch.

LAPSh “N. Frashëri” në Zvicër përpos punës së vazhdueshme në ruajtjen e identitetit të fëmijëve shqiptarë dhe zgjerimit të njohurive të tyre gjuhësore dhe në fushën e historisë e gjeografisë kombëtare, i ka përkrahur fort ata edhe në fushën e integrimit në shoqërinë zvicerane. Në vazhdën e kësaj pune, Lidhja fitoi shumë miq dhe figura të shquara të jetës publike, shkencore, kulturore e sportive.

Ndaj dhe kjo festë për Ditën e Mësuesit është shprehje e një pune të vazhdueshme që është bërë për një shkollë kualitative, në kuadër të së cilës kanë punuar e punojnë mësuese e mësues me përkushtim të vazhdueshëm.  

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat