Sërish panik në Zvicër: Ngacmohet seksualisht vajza derisa po kthehej nga shkolla, një i arrestuar

Zvicra

Sërish panik në Zvicër: Ngacmohet seksualisht vajza derisa po kthehej nga shkolla, një i arrestuar

Nga: A.ZH Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Rüti të Cyrihut thuhet se një nxënëse e shkollës fillore është ngacmuar seksualisht nga një njeri në rrugë derisa po kthehej në shtëpi. Policia tani ka arrestuar një burrë.

Në Whatsapp po qarkullon një mesazh, sipas të cilit një nxënëse e shkollës fillore në Lindenberg ishte ngacmuar seksualisht derisa po kthehej në shtëpi. Dërguesit janë prindërit e vajzës në fjalë. Ata raportuan rastin në polici, raporton Zueriost, përcjell Bota sot.

Në lidhje me rastin, është e njoftuar edhe shkolla. Drejtori i shkollës Stephan Inauen, ka treguar se ai u njoftua me email nga prindërit.

Image

Incidenti sipas gazetës ndodhi në fillim të kësaj jave në Zelgstrasse. Vajza po udhëtonte vetëm. Një burrë me një makinë të zezë shkoi te ajo dhe e pyeti për stacionin e trenit. Njeriu që thuhet se është i moshës 20-30 vjeçare, ishte "i zhveshur dhe i ngazëllyer". Vajza kishte shkuar në shtëpi.

Policia kantonale e Zyrihut ka konfirmuar se në ditët e fundit ka pasur raporte se fëmijët kanë parë një njeri të panjohur në rrugën për në shkollë me një makinë të errët dhe se ai është sjellur pjesërisht në mënyrë ekspozistike.

Hetimet kanë çuar të enjten në arrestimin e një krimineli të dyshuar 33-vjeçar, ka njoftuar policia kantonale të premten pasdite. Ai do t'i dorëzohet prokurorit përgjegjës.

Image

Kujtojmë se dje ka mbetur i vdekur një djalë 7-vjeçar nga Kosova, pas sulmit me thikë nga një zvicerane 75-vjeçare, derisa po kthehej nga shkolla. Policia e ka arrestuar të moshuarën, e cila dyshohet se ka probleme mendore./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat