Trishtim dhe konfuzion – mediat zvicerane shkruajnë për varrimin e 7-vjeçarit në Gjilan - Bota Sot
Trishtim dhe konfuzion – mediat zvicerane shkruajnë për varrimin e 7-vjeçarit në Gjilan

Zvicra

Trishtim dhe konfuzion – mediat zvicerane shkruajnë për varrimin e 7-vjeçarit në Gjilan

Më: 23 mars 2019 Në ora: 17:36
Siç shkruan Blick.ch, ka pasur vetëm trishtim dhe konfuzion në varrimin e 7-vjeçarit I.M.

Jo vetëm familjarët e ngushtë të 7-vjeçarit me inicialet I.M. që u vra të enjten në Zvicër, morën pjesë në varrimin e I.M, raporton sot gazeta zvicerane Blick.ch.

Siç shkruan Blick.ch, ka pasur vetëm trishtim dhe konfuzion në varrimin e 7-vjeçarit I.M..

Përveç të afërmve të familjes së fëmijës së ndjerë, edhe qindra qytetarë të tjerë nga Gjilani morën pjesë në varrim.

“Nuk ka rëndësi nëse ne e njihnim të ndjerin. Unë marrë pjesë në të [në varrim, v.j] nga respekti për familjen”, thotë një që mori pjesë në varrim.

I.M. u vra në mënyrë brutale nga një 75-vjeçare në Zvicër.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Ambasada e vendit në Bern dhe Konsullata në Cyrih, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme në lidhje me rastin tragjik të vrasjes së 7-vjeçarit në Bazel nga shtetasja zvicerane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...