U mbajt Akademi përkujtimore për Akademik Idriz Ajetin

Zvicra

U mbajt Akademi përkujtimore për Akademik Idriz Ajetin

Nga: Dashnim Hebibi Më: 24 mars 2019 Në ora: 10:53
Idriz Ajeti

Akademinë e hapi kryetari i shoqatës Zenullah Namani, i cili përshëndeti të pranishmit dhe ftoi për një minutë heshtje në nderë të Akademikë, Idriz Ajeti. Pastaj fjalën e mori sekretari, z. Fadil Selmani i cili lexoi një biografi për Idriz Ajetin. U vlerësua lartë kontributi i Akademik Idriz Ajeti, i cili tërë jetën ia kushtoi kombit dhe ishte njëherit Rilindasi i fundit i kombit shqiptarë.

Mërgata shqiptare, konkretisht ajo e Medvegjës, të rrethuar rreth sofrës së Shoqatës Humanitare „Medvegja“ me qendër në Fully të Zvicrës, që është treguar kontribuese e fortë me fakte në të gjitha periudhat për ti ndihmuar atdheut edhe atë në të gjitha drejtimet, ajo kurrën e kurrës, nuk i ka harruar dhe nuk i harron edhe medvegjasit, që dhanë gjithçka për të mirën e kombit. Edhe pse kaluan disa ditë, që Akademiku Idriz Ajeti u nda nga kjo jetë, ata dëshmuan edhe njëherë, se kurrë nuk do ta harrojnë dhe do të mbetet i përjetshëm në kujtesën e tyre dhe do të jetë gjithmonë personalitet i shekullit. Jo vetëm në përvjetorë, por sa herë që të përmendet Medvegja, Akademiku Idriz Ajeti, do të jetë në tik taket e zemrave të të gjithë veprimtarëve. Medvegja, ajo tokë e shenjtë, ka rritur dhe do të rrisë edhe personalitete të tjera, që nuk do të ndalen kurrë për atdhe, e këto personalitete padyshim, se i gjenë në shoqatën Medvegja, që me dekada kontribuan dhe po kontribuojnë si duhet për atdhe. Kjo shoqatë, e cila njihet në tërë botën me punën madhore që ka bërë, është shembulli më i mirë, se si punohet bashkë dhe rezultatet nuk munguan e as që do të mungojnë. Shpesh, si në SHBA, Bruksel, Milano, Gjenevë, Zagreb, e ku jo, janë habitur për të mirë shumë personalitete kombëtare, kur i kanë parë, tre kryetarët e shoqatës, që kanë vepruar me periudha të ndryshme, si Zejnullah Namani, Ismet Selmani dhe Zenel Neziri. Janë këta tre personalitete, tre shtylla të shoqatës, që kanë mbajtur dhe drejtuar shoqatën, së bashku me kryesitë e tyre besnike dhe anëtarët, pa u larguar nga shoqata, vetëm e vetëm, që ti ndihmohet atdheut. Pra, me një fjalë, janë këta tre burra, që edhe pse tash, nuk janë kryetar, ata janë bashkë dhe e përkrahin njëri tjetrin. Fatbardhësisht, nuk kanë mundur të depërtojnë pengesa nëmes tyre, siç jemi mësuar të dëgjojmë, por ata po ecin sigurt së bashku si vëllezër, për të arritur qëllimin e tyre final, që ajo tokë Dardane, të jetë ashtu si ishte dikur. E tash, kryetari aktual, që ishte dikur kryetar, veprimtari Zejnullah Namani, një burrë i urtë, personalitet i formuar, në krah i ka z.Ismet Selmani ish kryetar, pastaj, z. Zenel Neziri ish kryetar, e tash anëtar nderi i shoqatës, pastaj vëllezërit Selmani, si Fadil Selmani, ndër lobistët kryesorë për europë për të mirën e Medvegjës, së bashku me vëllezërit Shabanin e Ismetin, me prindin z.Liman (Shaban) Selmani, i cili edukoi dhe rriti bijtë e tij, që për atdhe, mos u ndalni kurrë, z.Sabit Abazi, një burrë i fjalës dhe arkatar I shoqatës, Zymer Hajrullahu, pastaj vajzat e z.Namani, si Sofija e Lirija, Blerim Beha, Sylejman Musliu, Mevlan Thaqi, Fadil Baftiu, Shaban Bislimi, Shqipe Neziri, Kujtim Salihu, gjithë kryesinë, etj, etj, që vërtet ka edhe shumë veprimtarë.

Është ndoshta edhe rastësi, se me fillimin e monografisë, kryesia e kaluar, me kryetar z.Zenel Neziri, tash më kryetar nderi i shoqatës, me 20 mars të vitit 2013 takuan në banesë Akademikun dhe i morën një prononcim nga biseda e gjatë që patën për Monografi, që të filloj monografia e Shoqatës me fjalët e Akademikut. Dhe, Akademiku, u gëzua shumë, që po e nderojnë medvegjasit dhe ai ndër të tjera tha: „Medvegja është dhe mbetet troje shqiptare. Kjo shoqatë është përfaqësuesja më e denjë e Medvegjës në botë“. Këto fjalë dhe atë takim do ta kujtojmë për jetë. Jo vetëm atëherë, po kjo kryesi e drejtuar nga z.Zenel Neziri, sa ishte gjallë nderuan me personalitet të Shekullit z.Akademik Idriz Ajeti, ku i dhuruan edhe një dhuratë modeste, i cili, kurrë nuk e hjeki nga dhoma e tij.

Lajmi, që u nda nga jeta Akademik Idriz Ajeti, preku çdo shqiptarë kudo që ndodhet, ndërsa Medvegjasit përveç që ishin me plot mall ata, humbën një vendas, fizikisht, që do të mbetet emblemë e Medvegjës, që gjeneratë pas gjenerate do ta kujtojnë. Kështu, kryesia e Shoqatës Humanitare „Medvegja“ me kryetar, z.Zejnullah Namani, me sekretar z.Fadil Selmani, të shoqëruar nga anëtarët e kryesisë si z.Sabit Abazi etj, me datën 17 mars 2019 ( ditë e diele ) në Fully të Zvicrës në sallën e Cercle Democratique, duke filluar nga ora 16 h 00, mbajtën Akademi përkujtimore për Rilindasin e fundit të Kombit Shqiptarë, medvegjasin, Akademik Idriz Ajeti.

Akademinë e hapi kryetari i shoqatës Zenullah Namani i cili përshëndeti të pranishmit dhe ftoi për një minutë heshtje në nderë të Akademikë Idriz Ajeti. Pastaj fjalën e mori Sekretari Fadil Selmani i cili lexoi një biografi për Idriz Ajetin. U vlerësua lartë kontributi i Akademik Idriz Ajeti i cili tërë jetën ia kushtoi kombit dhe ishte njëherit Rilindasi i fundit i Kombit Shqiptarë. Me disa fjalë kujtimi, para të pranishmëve, foli edhe z.Zenel Neziri, ish kryetar e tash, kryetar nderi i Shoqatës, i cili sa ishte gjallë disa herë e kishe takuar të ndjerin, evokoi kujtime të mira dhe tha, se ndjehem shumë i lumtur, që sa ishte gjallë Akademiku, e përjetoi gëzimin, se ne kryesia e Shoqatës, anëtarët e saj, e nderojmë dhe e çmojmë punën e madhe që ka bërë jo më pak se 70 vjet në shkencë. Kjo Akademi ishte me plot emocione, që shumë prej të pranishmëve folën dhe nderuan kontributin madhor të Akademikut. Nga kjo Akademi u shpreh indinjata lidhur me ceremonin e varrimit dhe mos përkujdesjen e duhur të shtetit të Kosovës, për Rilindasin e Fundit të Kombit Shqiptarë, Akademik Idriz Ajeti.

Pas Akademisë u përkujtua edhe 27 vjetori i Referendumit 1 dhe 2 mars 1992 për ribashkim me Kosovën.

Lidhur me rëndësinë e Referendumit, foli veprimtari, lobisti, Fadil Selmani dhe kryetari aktual i Shoqatës, z. Zejnullah Namani. Në këtë takim folën edhe Ismet Selmani, Rexhep Selmani, Zenel Neziri, Sabit Abazi dhe disa të tjerë. U konstatua, se Referendumi është akti më i lartë juridik dhe u kërkua aplikimi i tij, duke kërkuar njëkohësisht bashkimin e faktorit shqiptarë për realizimin dhe përmbylljen me suksese të proçeseve hyjnore nëpër të cilat po kalon Gadishulli ynë Ilirik. Njëkohësisht, më në detaje, të pranishmit u njoftuan lidhur edhe me vendimin, për shpalljen e Vitit të Kosovës Lindore. Viti i Kosovës Lindore ka filluar më 1 mars 2019 dhe zgjatë deri më 1 mars 2020, dhe në kët kontekst do të plotësohet platforma si dhe planet operative për arritjen me sukses të objektivave të parapara në kuadër të asaj që është cekur më lart.

Ndërsa sa i përket gjendjes aktuale në Kosovën Lindore, me theks të veçantë në Medvegjë, si pika më kritike e hapësirës Shqiptare, u konstatua se pushteti atje ka intensifikuar politikën hegjemoniste e shoviniste dhe pos diskriminimeve të tjera, ka rritë numrin e pasivizimit të adresave të banorve autokton shqiptarë, jo vetëm në Medvegjë, por edhe të atyre që jetojnë përkohësisht në shtetet perendimore, me ç'ka me çdo kusht është duke e zbatuar spastrimin etnik.

Lidhur me këto veprime të Serbisë dhe nevojave urgjente për t'mos e humbë identitetin dhe origjinën tonë, bashkë me pasuritë natyrore që i posedojmë atje, nga tubimi doli vendimi, se urgjentisht duhet të merren veprimet e duhura për ti luftuar me metoda demokratike këto fenomene tepër, tepër të rrezikshëm për banorët autokton. Lidhur me këto çështje, do të jemi pa kompromis, deri në eliminimin definitivë të këtyre dukurive, thanë të pranishmit. Andaj në kuadër të vitit të Kosovës Lindore objektivi kryesorë do të jenë ; Mbrojtja dhe Ruajtja e Identitetit tonë të cenuar, që njëherit është edhe urgjencë e urgjencave, tha ndër të tjera, z.Fadil Selmani, sekretar i Shoqatës. Njëherit, ju dha përkrahja e parezervë e ribashkimit të plotë dhe si tërësi e Medvegjës, Bujanocit e Preshevës me Republikën e Kosovës, si dhe kërkohet nga Institucionet e Kosovës, të punojnë në këtë drejtim. Kryesia e Shoqatës, me anëtarët e saj dhe mysafirë të tjerë, e përmbyllën këtë takim, duke shpresuar, se do të punohet edhe më shumë për atë tokë shqiptare siç është Medvegja, ajo tokë e Idriz Ajetit, Xhim Xhemës, Musa Nezirit, etj, etj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat