Shkrimtari zviceran flet për prejardhjen shqiptare dhe dënimin me vdekje të babait të tij në ish-Jugosllavi

Zvicra

Shkrimtari zviceran flet për prejardhjen shqiptare dhe dënimin me vdekje të babait të tij në ish-Jugosllavi

Nga: LL.H Më: 25 mars 2019 Në ora: 07:21
Daniel Abimi, ka shpalosur të shtunën para përfaqësuesve të diasporës shqiptare në Zvicër krijimtarinë e tij letrare

Shkrimtari i njohur zviceran me prejardhje nga Tërnoci i Madh i Luginës së Preshevës, Daniel Abimi, ka shpalosur të shtunën para përfaqësuesve të diasporës shqiptare në Zvicër krijimtarinë e tij letrare, si dhe ka folur për herë të parë për emigrimin e babait të tij në shtetin helvetik në vitet e 40-ta, si dhe takimin me nënën e tij, një shtetase zvicerane. “Babai im erdhi në Zvicër dy vjet pas dezertimit të ushtrisë (së Jugosllavisë) në vitin 1948, gjë për të cilin ai u dënua me vdekje”.

Kështu nisi fjalimin e tij Abimi në organizimin e Shoqatës Kulturore të mërgimtarëve nga Tërnoci i Madh «Jehona» - Zvicër në bashkepunim dhe organizim të verpimtarit dhe përfaqsuesit për diasporë të komunës së Bujanovcit, Agron Rrahimi dhe nën patronatin e kryetarit të Komunës së Bujanocit,Shaip Kamberi. Mbramja u mbajt në sallën e madhe të Qendrës sportive të qytetit Domdidier (Fribourg) afër Avenches.

Daniel Abimi para të pranishmëve shpalosi kujtimet nga jeta dhe krijimtarija e tij e pasur letrare dhe publicistike: «Ndërtimi i identitetit është i vështirë vetvetiu kur jeni bir i një shqiptari dhe i një zviceraneje të pjesës gjermane, i lindur në kantonin e Vaudit… Por, prindërit e mi nuk më kanë paraqitur kurrë këtë veçori si një vështirësi.

Image

Përkundrazi, ata e parashtronin si një përzierje të karburantit dijetar. Në mënyrë të vetëdijshme ne përpiqemi të marrim më të mirën nga të dyja palët. Duhet thënë se të dy prindërit ishin të huaj në Lozanë, nëna ime ishte nga St. Galleni dhe babai nga Tërnoci i Luginës së Preshevës, prandaj edhe nuk kam pasur kënaqësinë të përfitoj nga ndjenja e rrënjësisë familjare, gjë që lehtëson jetën. Sidomos kur ju hyni në jetën profesionale”. Ai ka treguar se si fëmijë ishte ndjerë se kam qenë pak më ndryshe nga të tjerët. “Në mënyrë të pavetëdijshme ndoshta unë jam munduar me kujdes të veçantë të krijoj dhe të thur miqësi të fortë për të ndërtuar një rrjet social, të cilin prindërit e mi nuk e kishin.

Babai im erdhi në Zvicër dy vjet pas dezertimit të ushtrisë (së Jugosllavisë) në vitin 1948, gjë për të cilin ai u dënua me vdekje. Ai kishte kaluar dy vjet në një kamp refugjatësh në Triestë, para se të përkujdesej për të Kryqi i Kuq dhe të dërgohet në Zvicër. Ai nuk mund të kthehej më në Tërnovc tërë jetën dhe nuk arriti ta shohë të atin e tij përsëri përveç një herë, në vitin 1971, në Stamboll.

Image

Nëna e tij kishte vdekur pa pasur mundësi ta shohë përsëri. Unë isha 6-vjeçar kur e kam shoqëruar për të njohur gjyshin tim.Babai im kishte një dyqan në rrugën “Etraz” në Lozanë”. Abimi ka bërë të ditur se dyqani i babait të tij ishte shndërruar në një vend takimi për shqiptarët, në një atmosferë të tymosur.

“Meqë ishte një nga të parët që kishte arritur në Lozanë, ndoshta edhe i pari shqiptar, kur anëtarët e familjes, duke përfshirë edhe familjarë të largët arrinin në Lozanë, ata kishin me vete një numër telefoni, ky numër ishte i babait tim.

Shpeshherë zgjoheshim nga telefonatat e policisë (01:00 të mëngjesit), sepse treni nga Beogradi arrinte në Lozanë dhe shqiptarët që ishin brenda kishin numrin e babait të shënuar në një copëz letre. Babai shkonte, i merrte dhe i sillte në shtëpi, ndërsa nëna përgatiste shtratin e tyre. Të nesërmen babai mundohej t’iu gjente një vend pune”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat