Reagime nga Zvicra për Pal Lekajn

Zvicra

Reagime nga Zvicra për Pal Lekajn

Nga: Ismet Rashiti Më: 29 mars 2019 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Nuk mund të ket shprehje më të keqe kundër investitorëve serioz në Kosovë se deklarata e ministrit, Lekaj. Çka do të thot për qytetarët e Kosovës, nëse Zvicra e mbyllë ambasadën veq dy javë në Kosovë. Sot para ambasadës presin për viza qindra qytetarë . Zvicra është shteti i parë që ka dhënë viza në Prishtinë që të mos maltretohen qytetarët në shtetet e rajonit. Deklarata e ministrit Pal Lekaj është një hije e zezë për mërgatën shqiptare në Zvicër !

Deklarata e ministrit të Infrastukturës, Pal Lekajt, për largimin e  ambasadorit zvicran, Jean-Hubert Lebet nga Kosova, është absurde dhe krejtësisht e pabazuar.  Deklarata të tilla të   euforike dhe e pambështetur, i ka sjellur hije të zezë mërgatës shqiptare në Zvicër. Si ka mundësi që një ministër i Republikës së Kosovës të shprehet në këtë mënyrë ndaj ambasadorit zvicëran, vendi i të cilit mbanë të punësuar rreth 250 mijë shqiptarë ?! Zvicra është shteti i parë që ka dalur hapur për Pavarësinë e Kosovës dhe ndër vendet e para që e ka njohur shtetin e Kosovës.

Ambasadori i nderuar zvicran, z. Jean-Hubert Lebet nuk ka ndërhyrë në asnjë rast në punët e brendëshme të Kosovës. Në rastin konkret ka paraqitur një të vërtetë me të cilën është duke u marrë gjykata.

Ministrat e tipit të Pal Lekajt, jo vetëm që nuk dëshirojnë ta përkrahin dhe ndihmojnë mërgatën shqiptare në asnjë mënyrë, por me deklaratat e tyre kaq të ulëta, kanë filluar ta dëmtojnë pozitën dhe autoritetin e komunitetit shqiptar në vendet ku jetojnë dhe punojnë !

Të kërkohet largimi ambasadorit të një vendi mik si Zvicra, e cila ka derdhur milona euro për rindërtimin e Kosovës së pasluftës, duhet të jeshë krejt i padieshëm  ose i ndikuar nga qarqe që nuk ia dojnë të mirën qytetarëve të Kosovës. Krahasuar me numrin e banorëve, Zvicra është vendi që më së shumti ka ndihmuar Kosovën në rimëkëmbjen e saj. Nga ana tjetër si shtet neutral që asnjëherë nuk ka ndërhyrë në politikat e brndëshme të shteteve tjera, për herë të parë ka vendosur t’i dërgoi forcat e saj ushtarake në Kosovë si pjesë e rëndësishme logjistikës së NATO-së.   

Të përkujtoj se ish Presidentja dhe minisrja e jashtme e Zvicrës, zonja, Mischelin Caly-Rey ka qenë fyer rënd në Beograd, pikërisht për shkak përkrahjes së madhe që i ka dhënë Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadori zvicran dhe deklaratave të sajë për pavarësinë e Kosovës.

Është e udhës që ministri i Jashtëm dhe Kryeministri i Kosovës, ti kërkojnë falje ambasadorit zvicran, Jean-Hubert Lebet për një deklaratë të tillë të papërgjegjëshme që mund të ndikoi në raportet e shkelqyeshme që ekzistojnë në mes Kosovës dhe Zvicrës dhe komunitetit shqiptar në Zvicër si urë lidhëse në mes dy vendeve mike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat