Pas 29 vitesh Kumria dëbohet nga Zvicra, kjo është arsyeja

Zvicra

Pas 29 vitesh Kumria dëbohet nga Zvicra, kjo është arsyeja

Nga: Fitim Dika Më: 17 prill 2019 Në ora: 21:36
Kumrije A.

Kumrije A. jeton prej 29 vitesh në Zvicër. 51 vjeçarja e cila kishte emigruar nga Kosova, u martua me një italian me të cilin bëri dy fëmijë. Më pas ata u divorcuan, por fëmijët mbetën me nënën e tyre. Megjithatë, së shpejti ajo do dëbohet dhe gjatë tre viteve të ardhshme nuk mund të shkelë në zonën Shengen, shkruan 20min.ch.

Arsyeja: varësia nga ndihma sociale. Prej 1997 ajo jeton tërësisht nga ndihma sociale. Në fund të marsit 2015 Kumrija i kishte sjellë ‘dëm’ buxhetin helvet prej 403 mijë frangave.

Gjykata Federale në Zvicër  vendimin e saj për ta dëbuar Kumrijen e arsyetoi se përveç që “gjatë gjithë kohës është varur nga ndihma sociale, ajo kurrë nuk u përpoq të gjente punë.”

«Asnjë shansë për tregun e punës»

Djali i saj Antonio (26) i ka dalë në mbrojtje nënës së tij. “Nëna ime shumë vite me rradhë ka punuar me projektet sociale, të ndërmjetësuara nga autoritetet e ndihmës sociale.” Përndryshe, ajo nuk ka shansë të gjejë punë normale. “Kjo për shkak të dëmtimeve psiqike dhe problemeve trupore.” Raportet mjekësore kishin theksuar se ajo edhe kishte gjasa të tentojë drejt vetëvrasjes.

Rreth këtij rasti të çuditshëm, ku gruaja që jeton prej 30 vitesh dhe që ka rritur fëmijët në Zvicër, tashmë duhet të dëbohet drejt Kosovës, ka reaguar edhe ish avokati Peter Bolzli, duke e ka quajtur vendimin si “shokues”. Kurse avokati i tanishëm Tim Walker, thekson se “ndarja e familjes në këtë rast, pa sqarime të qarta,” e detyron atë që vendimin ta ankimojë në Gjykatën e Strasburgut.

“Shpresoj që Strasburgu ti rekomandojë Zvicrës që edhe njëherë ti kap librat,” tha ëalket, përcjell botasot.info.

Ndihma sociale regjistrohet në Zyrën për Emigracin

Për ekspertin e migracionit,  Alberto Achermann, vendimi i Gjykatës Federale nuk është i jashtëzakonshëm.

“Praktika thotë që çdoherë hetohet qëndrimi i ndokujt që merr shuma të mëdha nga ndihma sociale,” përcjell botasot.info. Pika më e rëndësishme është prognoza. “Nëse ndokush edhe në të ardhmen sipas gjitha gjasave do të jetë pjesë e ndihmës sociale, atëherë prognoza merr kahje negative.”

Nëse dy fëmijët e saj do kishin aplikuar për natyralizimin e nënës dhe të mbështesnin financiarisht atë, mbase vendimi i gjykatës do ishte tjetër. Prej 2008 zyrat për emigracion marrin informata për të huajt që përfitojnë ndihmë sociale.

“Prej atëherë është rritur numri i të dëbuarve ndaj personave që varen prej ndihmës sociale, dhe kështu vendime do kemi edhe në të ardhmen,”  përfundoi deklaratën Achermann./BS

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat