Me shku në Mars – (Partir sur Mars)

Zvicra

Me shku në Mars – (Partir sur Mars)

Nga: Migjen Kajtazi Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:32
Me shku në Mars

Pjesa teatrale do luhët nga Zymer Lutfiu e Linda Qusaj . Pjesa teatrale bazohet në dialogun në mes një studenti dhe profesorit. Studenti e njofton Profesorin se do të shkojë në Mars… Profesori i përgjigjet studentit se vendimi për të shkuar në pushime në muajin mars është vendim i mirë se është periudhë jashtë sezonit turistikë.  Ku qëndrimi dhe udhëtimi nuk kushton shtrenjtë dhe ka destinacione të mira turistike edhe në Evropë … dialogu merr pak kohë deri sa profesori e kupton që flitet për projektin e të riut për të shkuar në planetin Mars…  dialogu vazhdon… në pjesën teatrale nuk përmendet lufta, po mes rreshtash merret vesh që flitet për luftë. Marsi është marrë si figurë mitologjike romake që simbolizon në faktë Perendinë e Luftës … apo Marsi si simbol i meshkujëve si bartës të luftrave …. po ashtu edhe përshkrimet tjera në pjesën teatrale kanë simbolikën e tyre lidhur me vendimet e të rinjve për të marr pjesë në projekte që në fakt nuk janë të tyre …

Profesori e studenti , të ulurë në zyrën e profesoritë …..

I riu: dua të shkojë në mars….

Profesori : të shkojshë në mars e të gjejshë plazhe dhe rreze të Diellit… mundësh të gjejshë thjeshtë edhe vende të bukura , e këtu shtojë që gjatë kësaj kohe me shku … nuk kushtojnë shtrejtë destinimet në muajin mars…

I riu : une thëm që do shkojë në Mars

(Pa pritur mirë që të mbarojë fjala e profesorit….)

Profesori : Po, po ... e kuptoj që ju doni të largoheni gjatë muajit mars sepse i ftohti është ende i pranishëm. Muaji mars mund të jetë një sezon i mirë për të vizituar vendet e vendosura në jug të kontinentit të vjetër: një qëndrim në Romë ose në Toskë në Itali, ose në Barcelonë në Spanjë, mund të programohen mjaft lirë në këtë kohë.

 I riu : Po më duket që nuk më keni kuptuar … thashë që po dua që të shkojë në planetin Mars

Prof : (me një të qeshur të thatë…) do të shkojshë në planetin Mars… kështu

I riu : po do të largohem për planetin Mars, se fundi i fundit nuk kam asgjë që më mbanë në ketë planet …

Prof : A e ke seriozishtë (i hutuar), shpresoj që je duke u tallur

 I riu : Siç mund ta konstatoni, ka qenë një kohë e gjatë që unë po analizoj të gjitha mundësitë për të realizuar ëndërrën time... përveç kësaj, nuk e di nëse keni mundur  ta vëreni, por kam 7 muaj që jam i kyqur në rrjetet sociale ...

Prof : po e kam vrejtur që kohën e fundit, je mbyllur në veti por kam menduar që je duke pregaditur provimet e tua…. Po më trego kënd ke kontaktuar , kush është në këto rrjete sociale ?

I riu : është një projekt privat që është duke seleksionuar vullnetarët, të cilët mundet të jenë të gatshëm të futen në ketë projekt…

(pa pritur që J të përfundojë fjalën…)

Prof : po për cilin projekt je duke folur, qfar vullnetarësh ? … nuk është e qartë për mua…

I riu: është një program për kolonizimin … e planetit Mars … nga njerëzit … program i quajtur Kalendar … që niset nga mundësia për të kolonizu … për të pregaditur një bazë të përhershme në planetin e kuq… është një agjenci e cila është duke punuar në ketë drejtim e cila është duke seleksionuar vullënetarët që futen në ketë program…

Prof : Tani, po e shofë më qartë pse ti je izoluar dhe i mbyllur tërsishtë në mendime tua, po e shofë vetën tani…, po ti duhet ta dijshë që Marsi nuk të ofron një mjedistë veqenarishtë mikëpritës…

I riu : Pa marr parasysh kam me pasë një vend më të mirë në planetin Mars se këtu ku jamë … se fundi i fundit jam i pa knaqur nga vendi që kam në ketë … si të them në ketë shoqëri …

Prof : Mundem ta kuptoj që je revoltuar kundër shoqëris në të cilën jetojmë …

Dhe këto indinjate, kjo revoltë ka qenë e pranishme te të rinjtë në çdo periudhë të njerëzimit modern dhe e gjithë kjo është normale, sepse përfundimisht këta të rinj me pyetje të qarta mbi botën dhe mbi vlerat lidhur me qytetërimin e bëjnë që shoqëria të levizë  në drejtimin e duhur ... por unë nuk shoh se si ti personalishtë si mundesh të jesh i pakënaqur me këtë shoqëri ... shiko se ku je ... je duke përfunduar studimet tuaja dhe ti je i rrethuar me dashuri nga prindërit tuaj dhe nga familja juaj ... dhe pa harruar shumë miq ...

I riu: po , shiko rreth nesh… ka një padrejtësi të madhe sociale dhe një verfëri të madhe… shiko rreth nesh… të dobëtit paguajnë një qmim të madh… shiko prindërit e mijë që kan punuar gjthëmon shumë , ata janë të keqtrajtuar në ketë shoqëri … nuk dua ta shofë këte realitet të trishtuar… jam ngopur me të gjitha këto …

Prof : atëhere , nuk po kuptojë , pse po kërkon të mira dikund tjetër në vend të zgjeroshë vizionin tuaj mbi gjërat këtu dhe të provojshë të japësh kontributin për këto probleme të ndryshme sociale… mundem të kuptojë që ti si i ri që je , që ke ëndërra për të ikur dhe për të vizitojshë vende të bukura… po të shkojshë në planetin Mars …

Prof : po tregom kush janë këta njerëz, a i njefë apo… kush mundet të jetë mbrapa këtyre njerëzve që të premtojnë projekte të cilat as ata vetë nuk i njohin … më the që në ketë program figurojnë vetëm meshkujtë, apo jo ?

I riu : po në faktë, ne jemi të gatëshëm për tu nisur në mision që nuk do ketë kthim mbrapa për neve , ne deshirojmë të vendosum një bazë të përhershme në planetin e Kuq, duke vendosur ligjet tona para se të tjerët të vijnë…

Prof : ( qeshë më të madhe…) ju fliteni për ligjet e juaja, ligjet e burrave pa pranin e femrave ? kjo është më e mira ? hahahah jeni të paisur me bileta pa kthim për të kaluar jetën si kolonizues në Mars pa pranin e femrave … pra të formoni një shoqëri vetëm nga burrat pa pranin e femrave … a e keni harruar kryesoren që në një shoqëri nuk mundet të funksionoj pa femra… se ato japin jetë… ku është barazia burrë- grua

I riu: duhet me pranu që në kushtet të tilla të veshtira që i ka planeti Mars , femrat nuk arrijnë të rrezistojnë… para se të nisemi për MARS na duhet të kalojmë në prova të vështira…  ndër të tjera edhe teste të besnikëris për ketë mision… ushtrime të vështira në kushte të përshtatjes hapësinore në shkretëtirën e Saharasë…

Prof : qfar projekti i qmendur, të shkojshë në një planet tjetër , të braktisës qdo gjë, për të shkuar dikund në një vend të panjohur në emër të asaj që quhet paknaqësi  në ketë shoqëri … për mua përfundimishtë e quaj një projekt egoist… për të ikur e braktisur qdo gjë … pa menduar në familje, shokë, pa menduar për planetin tonë të bukur…

Profesori i drejtohet të riut : nuk besoj që do rrijshë këtu duke me dëgjuar tër ditën, po shofë qe e ke lodhur vetën në rrjetet sociale dhe je futur në botën e imagjinushme … botë që ka emrin Mars e jo Tokë …po të këshilloj para se të shkojshë në planetin Mars … shko në pushime gjatë muajit mars e shifemi në muajin Prillë që të shof sa kanë ndikuar pushimet dhe realiteti që do jetojshë gjatë rrugëtimit …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat