Suksesi, paratë dhe fama: Gazeta zvicerane tregon se kush është Loredana Zefi

Zvicra

Suksesi, paratë dhe fama: Gazeta zvicerane tregon se kush është Loredana Zefi

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:09
Loredana Zefi

Këngët e Loredana Zefit, bashkëshortes së reperit nga Kosova, Mozzik, u bën shumë të klikuara dhe të transmetuara miliona herë në rrjetet sociale

Loredana është njëra ndër këngëtaret më të suksseshme shqiptare, por që ka nënshtetësi zvicerane. Ajo së fundi ishte duke marrë pjesë në festivalin më të rëndësishëm të hip-hop në Zvicër i quajtur Open Air Frauenfeld. Këngët e saj po zënë vendet e para në Zvicër, Gjermani dhe Austri.

Mirëpo për kundër këtij suksesi, po del edhe ana tjetër e saj. Ajo dyshohet se ka mashtruar një çift zviceran duke iu marrë 900 mijë franga zvicerane.

Image

Gazetat zvicerane kanë bërë një profil të rep artistes me prejardhje shqiptare. Tagblatt.ch shkruan për Rolexat e saj dhe të Mozzik duke cekur edhe këngën e tyre ‘Romeu and Juliet’, Bonny and Clayd’.

Tutje në artikull thuhet se përveç Rolexit, Loredana posedon veshje tjera të shtrenjta si Gucci dhe Fendi. E suksesin e madh dhe të shpejtë gazetat zvicerane e konsiderojnë si diçka jo normale nëse bëhet vetëm me muzikë.

Image

Loredana Zefi pritet të gjykohet nga autoritetet zvicerane për mashtrimin e çiftit zviceran, ku dyshohet se ju ka vjedhur 900 mijë franga zvicerane, së bashku me vëllaun e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat