“700,000 franga nuk janë shumë në Zvicër”, ja çka shkruan mediumi zviceran për avokatin e Loredanës, Tomë Gashin

Zvicra

“700,000 franga nuk janë shumë në Zvicër”, ja çka shkruan mediumi zviceran për avokatin e Loredanës, Tomë Gashin

Nga: A.ZH Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:37
Loredana Zefi me avokatin e saj, Tomë Gashin, në konferencën për media; foto: 20 minuten

Me syze të mëdha të zeza dhe e gjitha në të bardha: Kështu u shfaq të premten Loredana Zefi në konferencën për shtyp në Hotel Emerald pranë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ajo u shoqërua nga bashkëshorti i saj, avokati nga Kosova Tomë Gashi dhe avokati nga Luzerni, Artan Sadiku.

Ajo u përballë me publikun për herë të parë, pasi u bë e ditur se ajo dyshohet se ia ka marrë 700,000 franga një çifti nga Valais. Prokuroria ka nisur një hetim për mashtrim ndaj Zefit.

Kështu e ka nisur raportimin mediumi i njohur zviceran “20minuten”, për reperen shqiptare, përcjell Bota sot.

Image

Kush priti një “Loredanë të penduar”, u zhgënjye. Në vend të kësaj, reperja në konferencë ka bërë të ditur se është në Kosovë për të xhiruar klipin e ri, foli për talentin e saj dhe se sa e rëndësishme ishte ajo familja e saj.

“Gjithçka ndodhi në baza vullnetare”

Loredana ka pranuar se ajo ka marrë para nga çifti zviceran, por se gjithçka ishte në baza vullnetare dhe jo me dhunë. Sipas Loredanës, rasti ka filluar në vitin 2016. Në atë kohë, ajo nuk dinte për këtë. Të përfshirë janë pjesëtarë të ndryshëm të familjes së saj. Por ajo nuk ka dashur të komentojë për ta.

Image

Ajo ka deklaruar se kur kishte kuptuar për rastin në vitin 2018, kishte dashur të ndihmonte viktimën dhe anëtarët e familjes së saj. Kohët e fundit ajo ka mësuar se viktima ende nuk ka marrë paratë mbrapa. Përveç kësaj, Loredana ka theksuar se paratë kishin rrjedhur në baza vullnetare. Nuk kishte asnjë detyrim dhe asnjë mashtrim.

Image

Në këtë konferencë, Loredana ka akuzuar edhe mediat, duke thënë se disa gjëra janë më ndryshe prej asaj çka mediat kanë shkruar.

"700,000 franga nuk janë shumë në Zvicër"

Sipas mediumit zviceran, avokati i Loredanës, Tomë Gashi, është sjellur joprofesional, duke theksuar se ai madje ka fyer gazetarët e pranishëm.

Image

“Gashi u soll disi joprofesional: Ai jo vetëm që përshëndeti Loredanën dhe Mozzikun, por fyeu gazetarët e pranishëm. Në rastin e Petra Z, ai tha: "700.000 franga, tingëllojnë shumë para, por në Zvicër, ku standardi i jetesës është aq i lartë, kjo shumë është një gjë e vogël”, ka shkruar “20 minuten”, përcjell Bota sot.

“Nëse Loredana përfaqëson shqiptarët në Zvicër, kjo është shumë pozitive”, ka thënë avokati Gashi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat